
23:08 | Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- 23:01 | Moti i keq me reshje bore, policia apel për kujdes: Është bllokuar përkohësisht hyrja nga Qafë Thana në RMV
- 22:53 | Sot ftohtë, shi dhe reshje dëbore, nga nesër moti bën kthesën e papritur
- 22:41 | Aksident në autostradën Milot-Thumanë, makina del nga rruga, një e lënduar rëndë
- 22:26 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- 22:19 | Reshjet e dendura të dëborës/ Aksi Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas i bllokuar plotësisht, deri 1 kilometër radha e automjeteve (VIDEO)
- 22:05 | Pamje mahnitëse, fokat e egëra shfaqen në gadishullin e Karaburunit. Video
- 21:33 | ‘Plazhi ynë nuk është në shitje’! Qytetarët e Ulqinit protestojnë kundër Alabbar
- 21:04 | Skandal në Serbi! Policia hyn në fushën e blertë dhe dhunon futbollistët e klubit shqiptar
- 20:37 | Shkrihet AKU! Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE, çfarë pritet të ndodhë me punonjësit
Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

“Njerëzit duhet të dinë se nga truri dhe vetëm nga truri lindin kënaqësitë, gëzimet, të qeshurat dhe shakatë, ashtu si dhe hidhërimet, dhimbjet, brengat dhe frikërat tona. Në sajë të tij veçanërisht ne mendojmë, shikojmë, dëgjojmë…”- Hipokrati
Shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve është në rrezik të lartë. Përveç prevalencës në rritje të këtyre probleme më shqetësuese paraqitet mungesa e përkujdesjes shëndetësore për ta.
Publikimi i fundit i OBSH thotë se shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve me këto probleme në shumë vende nuk marrin kujdes pasi shërbimet për shëndetin mendor janë të vështira për t’u aksesuar, të nënfinancuara dhe të papërshtatshme për këto mosha.
ISHP rekomandon fuqizimin e dialogut prindër – fëmijë dhe të kuptuarit e tyre me qëllim zbulimin e hershëm të problematikave dhe adresimin e tyre.
“Të monitorojnë sjelljet e tyre, të vendosin disa rregulla. Të jenë vetë rol pozitiv, të komunikojnë me ta. Të jenë dëgjues shumë të mirë që të kuptojnë mendimet e fëmijëve të tyre”, këshillon ekspertja e shëndetit mendor, Andia Meksi.
Jeta e adoleshentëve pas pandemisë dhe lulëzimit të rrjeteve sociale është bërë me e frustuar nga çrregullimet e ankthit dhe stresit ndaj shumë vende të botës po marrin nisma konkrete në bllokimin e rrjeteve sociale për ta.
Prof. Ass. Valbona Alikaj, mjeke psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë në QSUT, thotë se çrregullimi mendor është një sjellje klinikisht domethënëse, sindromë psikologjike apo model sjelljeje që shoqërohet me shqetësim, me paaftësi, apo me një rrezik të shtuar vdekjeje, dhimbjeje, disabiliteti apo humbje të rëndësishme lirie.
Deri 25 për qind e fëmijëve
5% deri 15% e fëmijëve gjatë jetës provojnë një çrregullim psikiatrik që është mjaftueshëm i theksuar për të kërkuar trajtim. Për fat të keq, shumë prej çrregullimeve të fëmijërisë kalojnë pa u kuptuar dhe pa u trajtuar, prandaj identifikimi i hershëm dhe trajtimi zë një vend të rëndësishëm. Çrregullimet që shihen më shpesh në klinikat e psikiatrisë së fëmijëve ose në mjediset e praktikës familjare përfshijnë çrregullime të zhvillimit intelektual, çrregullime të komunikimit, çrregullime të spektrit autik, çrregullimin e vëmendjes së pamjaftueshme dhe hiperaktivitetin (ADHD), çrregullimet specifike të të mësuarit dhe çrregullimet motore. Përveç këtyre, një pjesë e atyre çrregullimeve që hasen tek personat e rritur, zakonisht vihen re edhe te fëmijët, sikundër janë depresioni madhor, çrregullimi bipolar dhe rrallë skizofrenia.
Diagnozat e çrregullimeve mendore
15-25% e popullatës deri 18 vjeç preket përgjatë jetës së vet prej të paktën një çrregullimi të diagnostikueshëm.
Çrregullimet që hasen më shpesh në praktikën klinike janë:
Skizofrenia dhe çrregullimet e tjera psikotike – Simptomat e këtyre çrregullimeve janë: deluzione, haluçinacione apo të folur e mendime të çorganizuara.
Sëmundjet depresive dhe ato bipolare.
Çrregullimet anksioze ku përfshihet: përjetimi i shpeshtë i ankthit, sikletit e tensionit në intensitet e kohëzgjatje mjaft më të shtuar se ankthi i përjetuar prej njeriut të zakonshëm në jetën e përditshme.
Çrregullimeve Somatoforme që janë shqetësime të mëdha për shëndetin, të pabazuara në funksionimin fizik apo analiza.
Çrregullimet e ushqyerjes dhe ngrënies (anoreksia, bulimia etj).
Çrregullimet e personalitetit – që kanë të bëjnë me një paketë sjelljesh dhe mënyrash të menduari që janë anormale dhe të papërshtatura.
Problem më vete është skizofrenia
Një aspekt kyç që ka filluar të njihet është se çrregullimet mendore janë sëmundje kronike të të rinjve. Sikundër do të dëshmonte cilido 17-vjeçar, dallimi ndërmjet fëmijërisë dhe moshës së rritur është arbitrar dhe shpesh luhatet në varësi të përgjigjes së nevojave të personit që e kërkon.
Shumë prej çrregullimeve mendore shfaqen shpesh te fëmijët si psh. çrregullimet e humorit dhe të ankthit. Skizofrenia shfaqet shpesh gjatë adoleshencës dhe nganjëherë gjatë fëmijërisë.
Përveç kësaj, çrregullimet e fëmijërisë si disabiliteti intelektual ose çrregullimi i spektrit autik mund të diagnostikohen në persona të rritur. Një grup çrregullimesh konsiderohen se janë relativisht specifike për fëmijët dhe adoleshentët, pasi këto çrregullime zakonisht shfaqen gjatë kësaj periudhe të jetës. Këto janë klasifikuar si çrregullimet e neurozhvillimit.
Tipi më i zakonshëm i çregullimeve mendore për të rinjtë, janë veçanërisht çrregullimet psikotike, ato të gjendjes shpirtërore, të ankthit, të abuzimit dhe të personalitetit, të cilat kanë ndikimin fillestar dhe maksimal në adoleshencën e vonshme dhe jetën adulte të hershme.
Faktorët
Ndërsa simptomat variojnë dukshëm, çrregullimet mendore karakterizohen në pergjithësi nga disa turbullime të mendimeve, emocioneve sjelljes dhe marrëdhënieve anormale me njerëzit e tjerë.
Dëshmitë shkencore moderne tregojnë se çrregullimet mendore dhe të sjelljes janë rrjedhojë e bashkëveprimit të gjenetikës dhe ambientit, me fjalë të tjera i bashkëveprimit të faktorëve biologjikë me ata psikologjikë dhe socialë.
Nga periudha e paralindjes dhe gjatë gjithë jetës, gjenet dhe ambienti marrin pjesë në një varg bashkëveprimesh të pashmangshme. Këto bashkëveprime janë themelore në zhvillimin e çrregullimeve mendore dhe të sjelljes.
Masat parandaluese për kujdesin
Ekzaminimi i faktorëve të riskut ka zbuluar se shumë nga këto çrregullime mund të jenë të kthyeshme. Për shembull, përçarja e rrethit të bashkëmoshatarëve dhe atij familjar, ndodhin afër madje edhe para fillimit të episodit të parë psikotik.
Vëmendja ndaj këtyre sferave të jetës, si pjesë e trajtimit, ka potencialin që të kufizojë apo të riparojë dëmtimin. Depresioni bashkëkzistues, përdorimi i substancave, problemet e personalitetit dhe çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) janë të gjithë faktorë të cilët mund të ndikojnë në përmirësim, te një person me episodin e parë të psikozës.
Ndërhyrja e hershme dhe e gjerë mund të kapë pacientet në stadin e tyre parapsikotik dhe mundësisht të parandalojë ose vonojë kalimin e tyre në psikozë. Ёshtё me vlerё tё reflektojmё se si ajo ç’ka deri tani ishte e pabesueshme – parandalimi i skizofrenisё – ёshtё bёrё e besueshme, ndonёse akoma jo e arritshme.
Aktualisht, mё e mira qё ne mund tё synojmё ёshtё parandalimi – ndёrhyrja sekondare nё individёt tё cilёt tashmё janё simptomatikё dhe me dёmtim tё funksionimit, pёr tё reduktuar gjasat e pёrkeqёsimit tё gjendjes sё tyre.
Kujdesi për pacientët me rrezik shumë të lartë fokusohet në trajtimin e simptomave të ndryshme dhe deficiteve funksionale, pa pritur për një diagnozë strukturale. Në shekullin e 21, qëllimi i trajtimit të hershëm duhet të jetë shërim sa më i plotë i mundshëm, ku njerëzit në çdo stad të skizofrenisë do të konsiderohen si njerëz që mund të arsimohen, të punësohen dhe të jenë të aftë të jetojnë një jetë normale.
Rëndësia e identifikimit dhe trajtimit të hershëm
Sëmundjet mendore janë ndërmjet sëmundjeve klinikisht më të rëndësishme, katër prej sëmundjeve mendore: depresioni, çrregullimi i përdorimit të alkoolit, çrregullimi bipolar dhe skizofrenia janë ndër 10 sëmundjet kryesore që prekin njerëzit e moshave 15 deri 44 vjeç.
Për shkak se dëmtimet e shkaktuara janë gjithashtu pasojë e sëmundjes mendore, 5 nga 10 shkaqet kryesore të dizabilitetit në botë i atribuohen çrregullimeve mendore. Në këtë rast mesazhi është i qartë: mjekët dhe prindërit nuk mund t’i lejojnë vetes më të injorojnë sëmundjet mendore. Çdo mjek duhet të mësojë të identifikojë sa më shpejt, të diagnostikojë sëmundjet mendore, të ofrojë mjekim ose t’i referojë tek specialisti. Identifikimi dhe trajtimi i hershëm i sëmundjeve mendore është bërë në botë një prej lëvizjeve më të rëndësishme, të viteve të fundit.
Ndërhyrja e hershme është një term që të ngatërron, pasi ato mund të identifikohen vetëm përmes simptomave ose kombinimit të simptomave. Veç kësaj, është i vështirë të identifikohet fillimi i çrregullimit psikotik. Shumica e pengesave në ndërhyrjen e hershme janë të njëjtat që pengojnë progresin në shëndetin mendor më shumë: turpi, pesimizmi, heshtja që rrethojnë të sëmurët mendor dhe një dështim konsekuent për të investuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd