Transmetuar më 30-11-2024, 22:31

Beograd- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar në Instagram se nesër do të bëjë një njoftim lidhur me situatën në veri të Kosovës, konkretisht për shpërthimin në Ibër Lepenc.

Vuçiç thotë se do t’i sqarojë opinionit publik dhe ndërkombëtarëve se kujt dhe pse ishte dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut.

Më tej ai paralajmëroi duke thënë “Serbinë nuk do ta thyeni me gënjeshtra”.

“Nesër në orën 11 do t’u drejtohem qytetarëve, por edhe opinionit ndërkombëtar dhe do t’ju sqaroj saktësisht se kujt dhe pse ishte dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut, pse Kurti dhe Sveçlja u desh të bënin thirrje të shumta dhe nervoze në komunitetin ndërkombëtar dhe të kërkojnë përgjigje konkrete. Serbinë nuk do ta thyeni me gënjeshtra!”, thuhet në postim.

Kujtojmë se ky zhvillim shkaktoi reagimin e komunitetit ndërkombëtar, i cili shprehu shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e tensioneve në Kosovë.

Pritet që këto ngjarje të jenë temë e diskutimit në nivelin më të lartë mes zyrtarëve ndërkombëtarë dhe të kërkohet një zgjidhje që do të kontribuojë në qetësimin e situatës dhe ruajtjen e paqes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit