Transmetuar më 30-11-2024, 20:40

GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka folur në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe rastin e Fredi Belerit. Në një intervistë për Ant1, Mitsotakis për rastin e Fredi Belerit, tha se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë kaluar në trazira dhe se Beleri është eurodeputet i zgjedhur që përfaqëson të drejtat e pakicave në BE.

I pyetur nëse Greqia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE, Mitsotakis tha se nuk ka asnjë pse ai mos ta bëj këtë.

“Greqia ka çdo arsye për të mbështetur Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE”, theksoi ai në një pikë tjetër.

Mitsotaks theksoi seShqipëria duhët që të zbatojnë marrëveshjet që janë angazhuar.

“Ata duhet të zbatojnë atë që janë angazhuar”, vuri në dukje kryeministri për Shqipërinë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit