Transmetuar më 30-11-2024, 12:28

Në garën për shef komisariati të Policisë së Shtetit janë skualifikuar disa kandidatë nga lista. Mësohet se verifikimi paraprak i listës së 290 kandidatëve në garë, deri në këtë fazë, ka skualifikuar 15 prej tyre.

Raportohet se skualifikimi i tyre ka ardhur pasi ata nuk kanë kaluar filtrin fillestar. Aplikantët janë skualifikuar si pasojë e mungesës së dokumentacionit, i cili kërkohet për të qenë pjesë e garës.

Bëhet me dije se intervistat me të gjithë aplikantët do të nisin më 2 dhjetor. Komisioni që vlerëson kandidaturat përbëhet nga 3 gra të Policisë së Shtetit, Alma Përmeti, Anisa Duçkollari dhe Ervina Gjana.

Ndërkohë, siç u mësua edhe më herët, në mesin e 290 kandidatëve për t’u bërë shef komisariati janë edhe 9 gra.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit