Transmetuar më 30-11-2024, 10:05

Ish-presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, dha një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, ku foli për tema të ndryshme që lidhen me botën e futbollit. Ai u rikthye tek episodi i famshëm Ronaldo-Iuliano në ndeshjen ndaj Juventusit, në vitin 1998. Ish-padroni zikaltër komentoi gjithashtu se si mund të kishte ndikuar përdorimi i VAR-it në atë kohë për momentin e diskutueshëm në fjalë.

Moratti u pyet edhe nëse do të kishte ndryshuar historia, duke pasur Maradonën tek Interi dhe Ronaldon te Napoli: “E dua shumë Ronaldon. Me Diegon isha mik, gjithmonë ka qenë korrekt dhe i sjellshëm me mua. T’i kisha të dy bashkë do të ishte fantastike, por jam krenar që solla Ronaldon tek Interi”.

Ronaldo's famous penalty against Juventus, Morati convinced: They wouldn't  have given it to us even with VAR - SPORT

Referuar kontaktit Ronaldo-Iuliano, ish-presidenti zikaltër shprehu dyshimin e tij edhe ndaj teknologjisë: “Edhe me VAR mendoj se nuk do të na jepej penallti. Në atë kohë, arbitrat ishin të orientuar nga një anë e caktuar. Teknologjia ndihmon, por gjithmonë janë njerëzit ata që vendosin”.

Fjalët e tij rihapin një debat të vjetër, por që mbetet ende i freskët në kujtesën e tifozëve të Interit dhe Juventusit, duke rikujtuar edhe një herë tensionin dhe rivalitetin historik mes dy klubeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit