"Ne do ta trajtojmë çështjen e rinovimeve të kontratave në kohën e duhur", – tha drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, pak ditë më parë. Një kohë, e duhura për rinovimin e Frenkie De Jong, e cila mund të mos arrijë kurrë.
Në fakt, sipas asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo”, mesfushori holandez, i përdorur vetëm në 9 raste këtë sezon nga trajneri Hansi Flick, nuk është më prioritet për ekipin katalanas. Nën drejtimin e trajnerit gjerman, si treshe startuese e mesfushës blaugrana kanë “hedhur rrënjë” Marc Casado, Pedri dhe Gavi. Aq e vërtetë është kjo, sa klubi vendosi të tërheqë propozimin për rinovimin e kontratës me De Jong, të paraqitur muajt e fundit.
Në këtë pikë, shitja duket se është e vetmja rrugë përpara për ish-lojtarin e Ajax. Mbetet për t’u parë nëse do të hidhet në treg që në janar apo qershor 2025, duke qenë se kontrata e tij me blaugranët do të përfundojë verën e vitit 2026.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd