
22:04 | Drama e të moshuarit të sëmurë: ‘Djali ka 15 vite që më ka braktisur’
- 21:34 | Sherr i paparë mes dy vajzave në Durrës, ambulanca dhe policia në vendngjarje
- 21:27 | Elon Musk jep dorëheqjen si këshilltar i Presidentit të SHBA Donald Trump?
- 21:22 | Administrata e Trump vendos sot për fatin e TikTok. Një gjigant amerikan paraqet ofertë për ta blerë
- 21:05 | Si po armatoset Ballkani! Greqia 25 miliardë euro për mbrojtjen
- 20:32 | Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, viziton Shqipërinë
- 20:18 | ‘Më vjen shumë keq, pastaj më përqafoi’! Babai i Ilaria Sulës tregon se si reagoi ish i dashuri i vajzës kur u takuan
- 19:59 | Krerë të Policisë shqiptare në Samitin e Londrës për Sigurinë Kufitare. Plan për të ndalur kontrabandën e emigrantëve
- 19:53 | Plani ‘djallëzor’ i filipinasit që v’rau studenten shqiptare. Pasi kreu krimin, shkruante statuse në profilin e saj dhe shkoi te shoqet duke u hequr si i shqetësuar për zhdukjen
- 19:12 | Përhapet varianti i ri i COVID-19
Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 2 Prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat me fat dhe 3 më të kujdesshmet për datën 2 Prill 2025
- Aksident i dhimbshëm, një burrë humb jetën në moshë të re
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e mërkurë, 2 prill 2025
- Pamje shok si kryhen plaçkitje të dhunshme në Tiranë
- Përhapet varianti i ri i COVID-19
- Susan Miller: 3 shenja me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – Ja çfarë sjell dita e sotme për ty!
- I dashuri filipinas i studentes shqiptare pranon vr'asjen: E godita me th'ikë, trupin e futa...
- 'Më vjen shumë keq, pastaj më përqafoi'! Babai i Ilaria Sulës tregon se si reagoi ish i dashuri i vajzës kur u takuan
- Flet vëllai i Ilarias që u masakrua me thikë nga i dashuri: Kishin një vit bashkë!
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!
-
“Lufto për vete dhe për ne”/ Kush e surprizoi Rozanën me parashutë në BBV 4?
-
“Ndihem grek”, këngëtari shqiptar: Nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë
-
Tran’sgjinorja tërhiqet nga konkursi i “Miss”-it, shkak Donald Trump?!
-
Momente të ‘nxehta’ mes Loredanës dhe Jozit, çifti shkëmben puthje pasionante në shtrat!
-
“Eurovision 2025″/ Ja se kur do të performojë Shqipëria në gjysmëfinalen e parë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “Sportitalia”, duke folur për Kombëtaren shqiptare, rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve, apo edhe elementë të veçantë kuqezi të cilët po bëjnë mirë në Itali si Shpendi, Asllani dhe Gjimshiti. Në intervistën e tij, Duka ka folur edhe për emrat të cilët sipas tij do të bëjnë emër me ekipin kombëtar në të ardhmen, duke renditur edhe vëllezërit Shpendi, për të cilët është folur së fundmi për një interesim edhe nga Italia.
Ndërkohë, duke ka renditur në këtë listë edhe emra si Fetai apo Berisha, ndërsa ka përmendur edhe disa nga të rinjtë e moshave 17 dhe 19 vjeç.
Keni dalë nga një grup i vështirë në Ligën e Kombeve. Si po shkon rrugëtimi juaj i rritjes?
Nuk mund të them se morëm atë që donim. Në fakt, ishte një grup vërtet i ekuilibruar, shumë i luftuar, si asnjë grup tjetër në Ligën e Kombeve. Të katër skuadrat ishin në garë deri në sekondën e fundit të ndeshjes së fundit për vendin e parë apo të fundit. Për shembull, nëse do të kishim shënuar një gol kundër Ukrainës në ndeshjen e fundit, mund të ishim të dytët direkt në grup. Ukraina, ashtu siç ishte dënuar me eliminim, pavarësisht se kishte 4 pikë të barabarta për vendin e parë në grup në finalen e Euro 2024, këtë herë në Ligën e Kombeve u shpërblye me një pikë shtesë në Tiranë. Më duhet të them se fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Nations League. Gjithashtu duhet theksuar se kemi pasur shumë lojtarë të lënduar në çdo ndeshje.
Çfarë mendoni për Kristian Shpendin? Ai po shënon shumë në këtë fillim të sezonit…
Kristian luajti me kombëtaren shqiptare U-21, ishte edhe protagonist i fitores me përmbysje ndaj Rumanisë në eliminatore, por tani është rritur edhe më shumë. Ai është nën vëzhgimin e trajnerit të kombëtares Silvinjo, por u dëmtua në ndeshjet e tetorit. Padyshim ai është një nga ata lojtarë që premtojnë shumë për të ardhmen. Jam shumë i lumtur kur Kristian shënon gola me klubin siç bën ai, por kur shënon për kombëtaren shqiptare jam shumë më i lumtur.
E falënderoni Gasperinin për rritjen e Gjimshitit? Atalanta i tremb të gjithë tani…
Nuk ka dyshim se trajneri i Atalantës, Gasperini, ka ndihmuar shumë në rritjen e kapitenit Gjimshiti. Do të shkoja aq larg sa të thosha se rasti i tij është për rekord nëse shikoni rritjen sportive që ai ka pasur. Kur mendoj për nivelin e tij 5 apo 6 sezone më parë, mund të them se është përmirësuar shumë dhe se ka fituar shumë pjekuri. Megjithatë, nga ana njerëzore, ai është ende djalë (qesh), ka qenë gjithmonë i njëjti njeri i mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur edhe për Atalantën, ata po bëjnë një sezon të shkëlqyer në kampionat dhe në Europë, me Gjimshitin që është një nga liderët e padiskutueshëm të skuadrës së Bergamos.
Çfarë i rekomandoni Asllanit? Ai bëri një ndeshje të mirë kundër Veronës dhe pranoi se ndonjëherë kritikat që lexon rëndojnë shumë edhe mbi të…
Kristjan është një futbollist i madh dhe një djalë inteligjent. Edhe pse është vetëm 22 vjeç, nëse flet me të, të duket sikur po flet me një të rritur. Nëse një vit më parë mendoja se ai mund të kërkonte një klub tjetër ku të kishte më shumë minuta, tani e mendoj ndryshe. Tani jam i bindur se ai duhet të vazhdojë të luajë te Interi, është momenti i tij. Ai është mjaft i pjekur për të qenë titullar për skuadrën milaneze. Jam i sigurt se trajneri Inzagi do t’ia japë këtë mundësi.
Cilët djem shqiptarë do të rriten më shumë në vitet e ardhshme?
Ne kemi disa të rinj shumë premtues në ekipet kombëtare të të rinjve dhe kam shumë besim se do t’i shohim në një nivel të lartë. Në kombëtaren U-17 janë portieri i Juventusit, Rafaele Huli, sulmuesi Gabriele Kulla i Sasuolos si dhe sulmuesi tjetër i Juventusit, Arman Durmishi, për të dhënë disa shembuj. Në kombëtaren U-19 premtojnë shumë portieri i talentuar i Interit, Alain Taho, sulmuesit Flavio Sulejmani i Lacios, Tedi Arifi i Teutës dhe Xheto Joi Nuredini i Xhenoas. Më pas, në kombëtaren U-21 kanë rënë në pah mesfushorët Adrion Pajaziti dhe Feta Fetai, të cilët tashmë ishin bashkuar me Kombëtaren A, si dhe dy vëllezërit Kristian dhe Steven Shpendi apo portieri Simon Simoni dhe mesfushori Medón Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd