Transmetuar më 28-11-2024, 11:38

BRITANI- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka uruar bashkëkombasit e saj në ditën e Pavarësisë. Me anë të një postimi në InstaStory, këngëtarja ka ndarë imazhin e shqiponjës së flamurit kombëtar me sfondin e kuq. Ajo e ka shoqëruar këtë imazh me disa vargje nga himni i flamurit.

"Rreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshirë me një qëllim, Të gjithë Atij duke u betuar, Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet, Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frikohet, Po vdes, po vdes si një Dëshmor", janë vargjet që ka ndarë Dua.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit