Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë. Kjo ceremoni zhvillohet në sheshin e Flamurit në Vlorë. Sikurse shihet dhe nga pamjet Rama së bashku me Kurtin, bisedojnë me nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora.
Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd