Magazinë
Transmetuar më 28-11-2024, 09:42

Gjatë ndeshjes mes Bayern Munich dhe PSG, që përfundoi 1-0 për vendasit, në shkallët e “Allianz Arena” të Mynihut u zhvillua një protestë nga tifozët vendas kundër presidentit të klubit francez, Nasser Al-Khelaifi.

Në mesin e pjesës së parë, në "kurbën jugore" të stadiumit, ku ndodhej tifozëria bavareze, u shfaqën disa pankarta kundër sheikut. Në një prej tyre shkruhej: “Ministër, pronar i klubit, zotërues i të drejtave televizive, anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s dhe president i ECA-s: të gjitha këto njëkohësisht?” Më poshtë ishte mbishkrimi: “Futbolli është imi? Fuck Off plutokrati Al-Khelaifi!”

Sa i përket ndeshjes, Bayern Munich fitoi ndaj PSG, me parizienët që luajtën me 10 lojtarë në pjesën e dytë, pas daljes me karton të kuq të Dembele. Skuadra e Kompany shënoi në pjesën e parë me Kim. Tashmë është ndërlikuar shumë situata e PSG në Champions League, pasi ka vetëm me 4 pikë në 5 ndeshje, teksa kanë mbetur edhe 3 ndeshje për t’u luajtur. Për Bayern Munich, kjo fitore sjell qetësinë. sepse ngjitet në 9 pikë.

Bayern Munich fans protest against Nasser Al-Khelaifi during 1-0 win over PSG in UCL Bayern Munich fans protest influence of PSG president Al-Khelaifi | theScore.com Bayern Munich Fans Protest Against PSG President Nasser Al-Khelaifi - News18

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit