Magazinë
Transmetuar më 28-11-2024, 08:47

Real Madridi është në krizë rezultatesh në Ligën e Kampionëve, me vetëm 6 pikë në 5 ndeshjet e para. Pas humbjeve me Lille dhe Milanin, erdhi një tjetër disfatë kundër Liverpool-it, mbrëmë në “Anfield”, me rezultatin 2-0.

Mbappé ishte protagonist negativ i të bardhëve, pasi humbi një penallti, kur rezultati ishte 1-0 për vendësit. Fabio Capello, nga studiot e “Sky Sport”, tha: "Real Madridi është një ekip që nuk ekziston, luan me ndonjë shkëlqim të rrallë dhe jo si sezonin e kaluar.

Mbappé duket si një grerëz në fole, shumë gjëra janë zhdukur nga performanca e tij. Pashë një Liverpool të madh kundër Real Madridit, duke treguar se e meriton vendin e parë si në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në Premier League".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit