Transmetuar më 26-11-2024, 22:54

ITALI – Milani fiton 2-3 me Slovan Bratislavën në transfertëm duke përmirësuar ndjeshëm pozitat në renditjen e përgjithshme në Champions. “Djalli”, duhet pranuar zhvilloi një ndeshje jo të nivelit të lartë, pasi vuri në diskutim fitoren përballë një ekipi ndjeshëm më inferior në cilësi. Pulisic, Abraham dhe Leao oshin autorë të golave për kuqezinjtë, ndëra për vendësit shënuan Barseghyan dhe Marcelli.

Milani gjen golin e avantazhit në ndeshjen me Slovan Bratislavën. Në minutën e 21-të, Tammy Abraham tregon vision të qartë loje me pasimin për Pulisic, që e dërgon topin në rrjetë. Zgjat pak epërsia e kuqezinjve, pasi vetëm tri minuta më vonë Barseghyan barazon rezultatin në 1-1.

Milani rimerr epërsinë në pjesën e dytë: Leao, i aktivizuar pikërisht në këtë fraksion, shfrytëzon një pasim të Fofanasë për të realizuar golin e 1-2. Vetëm tri minuta më vonë, Abraham shënon golin e sigurisë, duke vrarë përfundimisht ndeshjen.

Atletico e Madridit e ktheu ne stërvitore ndeshjen me Spartën e Pragës, të cilën e mposhti thelllë 0-6. Skuadrat e Spartës së Pragës, ku luajnë shqiptarët Laçi, Rrahmani dhe Krasniqi, u ndëshkua me gol në minutën e 15-të, falë një ekzekutimi perfekt të një goditjeje të lirë nga Julian Alvarez. Vendësit arrijnë të shkurtojnë diferencën në 2-3 me Marcelllin, por vetëm kaq, fitorja i përket Milanit.

Llorente dyfishon epërsinë e Atleticos në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 59-të të fraksionit të dytë Alvarez shënon golin e tretë, duke shuar shpresat e vendasve për rezultat pozitiv. Nuk ndalet me kaq Atletico, që gjen edhe golin e katërt me Griezmann. Miqtë nuk ndalen me kaq, pasi shënojnë edhe dy gola të tjerë me të njëjtin autor, Correa.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit