Transmetuar më 25-11-2024, 08:20

Rinovimi i kontratës së Pep Guardiolës me Manchester City është një fakt, i zyrtarizuar tashm. Trajneri katalanas e ka zgjeruar kontratën e tij me klubin anglez edhe për dy sezone, deri në qershor 2027. Nëse i plotëson vitet e rëna dakord, do të qëndrojë në total një dekadë në stolin e “Etihad Stadium”. Trajneri spanjoll synon titullin e tij të pestë të radhës në Premier League, edhe pse në këtë fazë të kampionatit, City është pesë pikë larg liderit Liverpool.

Megjithatë, fushata e mancunianëve po shoqërohet nga problemet burokratike dhe 115 shkeljet e supozuara të rregullave të "fair play financiar”. Klubi anglez e konsideron veten të pafajshëm, por ankthi administrativ vazhdon të mbetet i pranishëm, derisa drejtësia të thotë fjalën e vet.

Masa ekstreme e rënies nga kategoria (Premier League) e Manchester City nuk do të ndikonte në të ardhmen e Pep Guardiolës në “Ettihad”, sipas asaj që raportojnë nga Anglia. “The Guardian” ka zbuluar se kontrata e re e katalanasit nuk përfshin asnjë klausulë shkarkimi në rast se të tijtë dënohen më zbritje nga Premier League. Kjo do të thotë se Guardiola do të vazhdonte si trajner i “sky blue” deri në vitin 2026, edhe nëse Manchester City do të shpallej i rënë në “League One”, kategorinë e tretë angleze.

"Nuk do ta konsideroj të ardhmen time nëse varet nga të qenurit në Premier League apo ‘League One’, – tha Guardiola vitin e kaluar. Ish-lojtari dhe trajneri i Barcelonës pranoi se do të vazhdonte t’i drejtonte mancunianët edhe nëse do të binin në kategoritë inferiore. – Ka më shumë mundësi që të qëndroj, nëse jemi në ‘League One’, sesa në Ligën e Kampionëve".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit