Transmetuar më 21-11-2024, 07:56

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra.

Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Orët e pasdites sjellin intensifikim të shirave në të gjithë territorin, duke sjellë probleme në disa zona të ultësirës perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera maksimale e cila do të shënohet në zonat Jugperëndimore.

Era do fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit