Transmetuar më 20-11-2024, 12:24

Lautaro Martínez ka arritur diçka të rëndësishme me kombëtaren argjentinase, duke shënuar golin që siguroi fitoren kundër Perusë. “Toro” ka arritur në kuotën e 32 golave me kombëtaren tashmë, një numër që e ka barazuar me Diego Armando Maradonën.

Sulmuesi i Interit, që është vetëm 27 vjeç, ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë arritje, duke theksuar mbështetjen nga familja e tij, e pranishme në ndeshje, dhe vlerësuar sezonin, të cilin e ka quajtur "shumë spektakolar" për sa i përket paraqitjeve, golave dhe ndeshjeve të luajtura.

Në një intervistë për “TyC Sports”, Lautaro komentoi vitin pozitiv, duke theksuar se është e nevojshme të vazhdojnë të përmirësohet: "Jam i lumtur për këtë vit pozitiv, fatmirësisht e përfunduam me një fitore. Ka qenë një vit spektakolar për sa iu përket paraqitjeve dhe golave. Duhet të vazhdojmë të luajmë dhe të përmirësohemi çdo ditë".

Për më tepër, ai shtoi se, megjithë sukseset, gjithmonë ka hapësirë për rritje dhe përmirësim. Lautaro gjithashtu kujtoi vendosmërinë e kombëtares argjentinase për të mbetur në majë: "Dua gjithmonë të jap më të mirën. Të gjithë duan të na mundin si kombëtare, por Argjentina është gjithmonë protagoniste. Ka gjëra që duhen përmirësuar, por duhet të vazhdojmë në këtë rrugë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit