Transmetuar më 12-11-2024, 18:07

Momente qesharake janë regjistruar nga policia kufitare, para arrestimit të një kontrabandisti cigaresh që tentonte të kalonte ilegalisht lumin kufitar mes Paraguait e Argjentinës.

Rojet me veshje kamuflazhi ndriçonin elektrikët e tyre ndaj burrit që notonte duke mbajtur mbi kokë një tufë lulesh hiacinth për t’u maskuar, teksa ata afroheshin me barkën e tyre.

Duke dyshuar për natyrën e objektit para tyre, rojet kufitare u afruan për ta inspektuar, duke zbuluar burrin poshtë kamuflazhit.

Ata zbuluan gjithashtu se ai po shtynte për në anën tjetër rreth 200 paketa cigaresh ‘Rodeo King Size’ të veshura me kujdes me një përzierje gjethesh e bimësh artificiale, me të cilat ishte lidhur edhe vetë.

Trafikanti 42-vjeçar ishte siguruar që të mos ftohej nga uji teksa mbante një kostum gome për zhytje, që ruante temperaturën optimale të trupit.

Incidenti i çuditshëm ndodhi mëngjesin e djeshëm pranë ishullit Cerrito në zonën argjentinase ku takohen lumenjtë Paraguay dhe Parana.

Një burim i forcës kufitare anti-kontrabandë tha: “Askush nuk kishte parë ndonjëherë një bimë të tillë të lundronte në ujë, prandaj shkuam ta shikonim nga afër”.

Trafikanti i paemëruar njihet tani si ‘Aquaman’ në rrjetet sociale, sipas superheroit të librave për fëmijë, ndërsa pritet të dalë në gjyq në qytezën argjentinase, shkruan rrjeti Metro.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit