
23:27 | Inter fiton ndaj Bayern, festë zikaltër në Mynih, Arsenali i jep leksion futbolli Realit në Champions. Video
- 23:21 | ‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
- 23:16 | Përsëritet tragjedia e Koçanit, shkon në 44 numri i viktimave, momenti kur të rinjtë dalin të tmerruar nga klubi i natës
- 23:12 | E pazakontë! Luani e kafshon në qafë, burri shpëton për mrekulli. Gjithçka ndodh në oborrin e një shtëpie në Shqipëri. Video
- 22:04 | Merr dëftesën e shkollës së mesme, qytetarit në Tiranë i mungojnë notat e vitit të tretë
- 22:03 | Nusja dhunon vjehrrën dhe i thyen dorën, inskenon videon
- 22:01 | Gjykata e Gjermanisë dënon me burg përjetë vr’asësin e boksierit shqiptar Besar Nimani
- 21:59 | Shefja e BE-së në Sarajevë: Republika Sërpska po minon rendin kushtetues
- 21:36 | Vëllai qëllon vëllain me armë zjarri në Divajkë. Detajet e para
- 20:54 | Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
Horoskopi i Paolo Fox për të martën 8 prill 2025
- Dorina Bardhi, kush ishte nëna 46-vjeçare që u vra në aksidentin në Itali: “Grua e mrekullueshme, jepte gjithçka për komunitetin”
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e martë 8 prill 2025
- E rrahin dhe i rrëmbejnë makinën në garazh – ngjarje e rëndë në Tiranë
- Mediat gjermane: Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës
- Horoskopi i Brankos për të martën, 8 prill 2025
- E trishtë! Makina përplas fëmijën 3 vjeç, i mituri ndërron jetë
- Humb jetën në mënyrë të dhimbshme një burrë në Vlorë
- 'Do vish me mua tani'! Burri tenton të rrëmbejë 8-vjeçarin pranë shkollës fillore
- Tronditëse! Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gjakun pasi e vrau
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital

Pasi publikoi listën me 28 lojtarë, të thirrur për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Ligës së Kombeve, trajneri Sylvinho doli në konferencë për shtyp, ku shpjegoi zgjdhjet e tij. Natyrisht, u ndal edhe te lojtarët e thirrur prej tij, por që janë në dyshim për t’u aktivizuar, pasi janë të lënduar. Braziliani nuk e fshehu ambicien për ta mbyllur grupin në vendin e parë, nisur edhe nga fakti se Çekinë dhe Ukrainën do t’i presim në shtëpi, më 16 dhe 19 nëntor, në “Arena Kombëtare”. Pra, Sylvinho llogarit edhe mbështetjen e madhe të tifozëve kuqezinj, stadiumin e mbushur plot.
LISTA – “Kam 28 lojtarë, por shpjegohet lehtë. Kemi 5 lojtarë me të verdha, na presin dy ndeshje në shtëpi, nuk kemi transferta, nuk ka avion, kemi qendër të mirë këtu. Kemi gjithçka këtu. Vendosëm të merrnim maksimumin e mundshëm. Përtej atyre me të verdhë, kemi 3 lojtarë që janë në situatë gri. Kemi folur me doktorët, me klubet, edhe Stesina, duhet të shohim situatën e Kumbullës, Manajt dhe Bares. Duhet të kontrollohen, të shohim si janë, nëse janë në gjendje të luajnë apo jo”.
VENDI NË GRUP – “Padyshim, si të gjithë, mund të dalim të parët, por në këtë grup mund të ndodhë gjithçka. Vjen Gjeorgjia dhe na mund, shkojmë ne atje dhe e mundim. Janë katër kombëtare që kanë luajtur në Europian, kanë cilësi, lojtarë që luajnë në Bundesligë, Premier League, janë të fortë. Kemi avantazhin që do t’i luajmë në shtëpi të dyja ndeshjet, është një avantazh i vogël, por i mirë".
SITUATA E SULMIT – “Një dhimbje kokë për një trajner është gjithmonë e mirë, gjithmonë. Ky është një moment i rëndësishëm për kombëtaren, për vendin. Të kesh një grup të tillë dhe të mbërrish në fund i ‘gjallë’ është e rëndësishme. Ukraina është e fortë, Gjeorgjia e fortë, sepse ka bërë një Europian të mirë. Edhe Çekia është e fortë. Në këtë moment, Manaj është prej dy javësh pa luajtur, ka shënuar dhe është dëmtuar, nuk luan prej 14 ditësh. Bare ka marrë një goditje e nuk luan prej 13 ditësh. Sa më shumë lojtarë të fortë të kemi, kjo na jep shtysë të shkojmë para. Muçi është në një moment të mirë, ka shënuar në tri ndeshje radhazi, jam i lumtur për të dhe të tjerët. Bajrami po bën shumë mirë te Rejnxhërs. Pastaj shohim shumë të tjerë. Muçin një muaj më parë e kam vizituar, askush nuk e di, nuk ishte moment i mirë për të. Kjo është puna jonë si staf, të dalim e të shohim, t’i takojmë lojtarët, të pijmë edhe kafe me to, t’i dëgjojmë, t’i përqafojmë. Janë momente të vështira, një transferim si i Muçit ishte i vështirë, sepse ndryshuan shumë gjëra për të, gjuha, zakonet. Për mua dhimbja e kokës është shumë e mirë, sa më shumë lojtarë në formë të kemi, aq më mirë”.
CHRISTIAN SHPENDI – “Këtu në fakt po ndodh diçka e bukur me kombëtaren, sepse po marrim lojtarë të mirë nga U-21. Kam parasysh këtu Mitaj, Fetai, Simoni, ashtu dhe Pajaziti, i cili fatkeqësisht duhet të jetë jashtë fushave për 5 javë. Tuci luajti me Spartën, Manaj është në dyshim, por nuk duhet të merrnim Shpendin vetëm për ta aktivizuar disa minuta. Ata janë dy vëllezër, ndoshta i marrim të dy në momentin e duhur. Rikujtoj edhe një lojtar tjetër, Medon Berisha, i cili ka 50 ditë jashtë fushave, pasi pati ridëmtim, por shpresoj të rikthehet shpejt, sepse është një lojtar i rëndësishëm. Nuk di të them momentalisht si do të luajmë, jemi në një grup të vështirë, kemi 5 ditë përgatitje. Sidoqoftë, duhet të luajmë me shpirt dhe zemër, duke qenë se këto nuk na kanë munguar asnjëherë”.
UZUNI DHE MUÇI NË QENDËR – “Manajn duhet ta kuptojmë, ta shohim. Kam folur me të, të shohim si vjen dhe nëse ia del të bëhet gati. Kemi Dakun të skualifikuar. Tuci bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Gjeorgjisë, por duhet të punojmë pa 2-3 lojtarë që janë pikë referimi. Muçin dhe Uzunin duhet t’i provojmë. Uzuni është një sulmues i dytë, ndërsa Muçi lojtar ofensiv, i cili luan në krahun e majtë, por në fund ka bërë edhe të djathtin. Uzuni është më shumë sulmues qendre, duhet kuptuar nëse mund t’i përdorim në ndeshje, sipas nevojave që kemi. Mund t’i aktivizojmë të dy, apo edhe një të tretë që mund të bëjë qendërsulmuesin, kur nuk kemi ‘9’ në fushë”.
FETAI – “Ai, Mitaj, Bajrami, Simoni, Asllani që është shumë i ri, Pajaziti, Medon Berisha, Fetai, Shpendi, Çuni… Kemi shumë lojtarë për të ardhmen, padyshim. Ne duhet t’i respektojmë gjithmonë futbollistët, jemi në limitet e të rinjve, duhet ekip të ekuilibruar. Ne mund të mendojmë që këta lojtarë mund të bëhen nesër titullarë, është proces logjik sportiv. Unë jam shumë i lumtur për lojtarët që kemi afruar në kombëtare. Janë lojtarë që na përgjigjen shumë mirë në ekipin e parë. Edhe Hoxha me Nedim Bajramin janë të rinj. Pra, kemi kombëtare të re, që po bën mirë. Duhet të punojmë për t’i ekuilibruar të rinjtë me lojtarët më ekspertë”.
PËSOJMË SHUMË – "Duhet të kemi parasysh kundërshtarët që pësojnë pak, Gjeorgjia është një skuadër e fortë taktikisht, ashtu si Çekia dhe Ukraina. Ju rikujtoj që edhe ne jemi pak a shumë si ata, nuk pësojmë shumë gola. Nuk janë kundërshtarë që në 15 minutat e para mund t’ju shënosh 2 gol. Kemi pasur punë të vështirë, nuk ishte e lehtë të merrnim 6 pikë deri tani. Duhet t’i falenderoj lojtarët dhe stafin, tani na presin dy kundërshtarë dhe ndeshje të vështira".
PROBLEMET ME ÇEKINË – “A ishte e thjeshtë për Çekinë ndaj nesh? Jo. Po për ne ndaj tyre? Jo. Ne ndoshta nuk e kemi kuptuar, por të luash me Çekinë pak a shumë në të njëjtin nivel është e vështirë. Ka shumë lojtarë të fortë. Tani të gjithë e dinë se kush është Bajrami. Se kush ishte Mitaj nuk e dinte askush një vit më parë. Edhe Asllani, po ashtu. Tani kundërshtarët po e studiojnë Shqipërinë, ndaj duhet të përmirësohemi shumë. Ne duhet të japim gjithçka për të fituar, jemi krenare që në këtë pikë të jemi thuajse të barabartë me Çekinë. Në Europian i gjithë stafi teknik i Spanjës, mund ta them qetësisht se i njoh shumë, na përgëzoi për punën. Kjo është meritë e lojtarëve, federatës”.
STADIUMI PLOT – “Ne po rritemi, sa herë ka qenë plot ky stadium në të gjithë ndeshjet? Praktikisht, në të gjitha ndeshjet. Për ne është e bukur, mendoj se hyjnë më shumë se 22 mijë, hyjnë 25 mijë persona. Ky është motivim, pastaj në fushë luhet, është futboll, është argëtim, ambient i bukur për t’u shfrytëzuar. Tifozët tanë krijojnë atmosferë shumë të bukur, është një avantazh i vogël që mund ta shfrytëzojmë. Të hysh në fushë me stadiumin plot është diçka e mrekullueshme. Do të provojmë të bëjmë një ndeshje të bukur. Nëse duam të arrijmë objektivin, duhet të japim 100% ndaj Çekisë dhe Ukrainës”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
