

“E pashë Interin mbrëmë, sepse shikoj shumë ndeshje. Ishte një ndeshje paraqitje pozitive kundër Arsenalit, sepse të dyja skuadrat po bëjnë mirë. E pashë si spektator, me trajnerin do të hyjmë në detaje në ditët në vijim”.
Kapiteni i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, foli kështu për “Radio Crc”, duke shtuar: "Një pikë të fortë dhe të dobët të Interit, me të cilin do të përballemi në fundjavë? Do t’i shohim me trajnerin, sigurisht që zikaltrit kanë ekip të madh, kanë shtuar lojtarë të rëndësishëm si Zielinski, që e njohim.
Po flasim për një grup që luan së bashku prej disa vitesh, ky është një avantazh që zikaltrit kanë. Do të jetë një ndeshje e mirë, mezi presim të luajmë ndaj Interit. Një mesazh për Dimarco? Ai ka pasur rritje të konsiderueshme, e meritonte të kthehej tek Interi.
Jam i lumtur për të, sepse po bën shumë mirë. Do të jetë një duel i rëndësishëm mes nesh. I uroj atij më e mirat, por duke filluar nga fishkëllima e fundit e ndeshjes së fundjavës”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
