Transmetuar më 04-11-2024, 12:00

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për ndryshim të masës  “arrest në burg” caktuar ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së parë në lidhje me hetimet për dosjen “SSPAC”.

Përmes avokatit të tij Ermal Yzeiraj, Beqaj kundërshton masën që iu caktua nga Gjykata e Posaçme.

Në korrik të ketij viti Beqaj u arrestua  me urdhër të Prokurorisë së Posaçme,  në lidhje me hetimet  për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian. Kjo çështje, përvec Beqajt la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj. Ndërsa për Elton Martini, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”.

Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Bjona Ziaj po hetohen në gjendje të lirë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit