

TIRANE – Të dielën dhe të hënën do të luhen pesë ndeshjet e javs së 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Kjo javë nis menjëherë me një ndeshje të fortë në “Egnatia Arena”.
Të dielën në orën 14:00, kampionët në fuqi të Egnatias do të presin në shtëpi Tiranën. Një ndeshje interesante, ku të dyja ekipet kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat.
Pasditen e të dielës do të luhet edhe ndeshja Vllaznia – Skënderbeu. Në stadiumin “Loro Boriç” në orën 17:00, kuqeblutë presin në shtëpi Skënderbeun dhe do të kërkojnë fitoren e radhës. Nga ana tjetër korçarët synojnë të lënë pas humbjen me Partizanin dhe të rikthehen te rezultatet pozitive.
Java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet të hënën me tre sfidat e fundit. Bylis – Laçi është takimi i parë i ditës që do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, në orën 14:00.
Dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen në orën 18:00. Partizani pret në “Arenën e Demave” Teutën, ndërsa në “Elbasan Arena” do të luhet superdueli AF Elbasani – Dinamo City.
Ja dhe ndeshjet e javës së 12-të të “Abissnet Superiores”
E diel, 3 nëntor
Egnatia – Tirana (14:00)
Vllaznia – Skënderbeu (17:00)
E hënë, 4 nëntor
Bylisi – Laçi (14:00)
Partizani – Teuta (18:00)
AF Elbasani – Dinamo City (18:00)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





