Transmetuar më 01-11-2024, 23:01

TIRANË- Ambasadorja izraelite në Tiranë, Galit Peleg, tha se me Bektashinjtë kanë marrëdhënie shumë të mira. Peleg e ftuar në emisionin ‘Log’ në News24, u pyet lidhur me shtetin Bektashi, një ide e hedhur pak javë më parë nga Kryeministri Edi Rama, por që ka pasur shumë aludime mbi modelin se si mund të ndërtohet dhe kush e mbështet. Gjithashtu ambasadorja izraelite tha se kjo është një çështjes në të cilën ne nuk ndërhyjmë.

“Nuk e di nëse duhet thënë që është një çështje e brendshme e Shqipërisë, por ne nuk ndërhyjmë, as në Vatikan, as në komunitetin bektashi, as në Kishën Ortodokse, as në komunitetin mysliman. Ne nuk ndërhyjmë në këto çështje. Nuk është puna jonë”, tha Peleg.

Pjesë nga intervista:

A qëndrojnë izraelitët, qeveria izraelite, apo lobet hebreje brenda OKB-së, pas idesë së krijimit të një shteti bektashi?

Ambasadorja izraelite- Shikoni, me Bektashinjtë, kemi marrëdhënie shumë të mira me ta. Kam marrëdhënie shumë të mira me Baba Mondin. E vlerësoj shumë dhe e di që ai gjithashtu mbështet Izraelin. Por kjo është një çështje në të cilën ne nuk ndërhyjmë. Nuk e di nëse duhet thënë që është një çështje e brendshme e Shqipërisë, por ne nuk ndërhyjmë, as në Vatikan, as në komunitetin bektashi, as në Kishën Ortodokse, as në komunitetin mysliman. Ne nuk ndërhyjmë në këto çështje. Nuk është puna jonë.

Pra ju e mohoni që të ketë lobe hebreje në OKB që mund të jenë pas kësaj ideje?

Ambasadorja izraelite -Nuk mendoj, nuk di për këtë.

A do ta mbështeste Izraeli një shtet të tillë në rast se do të krijohej?

Ambasadorja izraelite- Nuk mendoj se është puna jonë. Jam shumë e lumtur për ta, por nuk mendoj se është puna jonë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit