

Policia e Shtetit dhe homologët francezë, partnerë të konsoliduar në shumë aspekte të punës policore
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti sot në zyrën e tjj përfaqësues të Ambasadës së Francës në Tiranë.
Gjatë takimit u diskutuan disa çështje, si shkëmbimi aktiv i informacioneve, lufta kundër terrorizmit, hetimet proaktive për gjurmimin e aseteve të krimit, lufta ndaj krimeve kundër pronës, lufta ndaj krimeve të ndryshme financiare, si dhe kundër kalimit ilegal të kufijve.
Palët vlerësuan se deri tani në këto pika ka arritje rezultative që vijnë prej bashkëpunimit ndërpolicor mes dy vendeve.
Kryepolici Proda shprehu gatishmërinë e Policisë së Shtetit, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare, si e barabartë me partnerët europianë.
Ai garantoi partnerët francezë, se bashkëpunimi me ta do të intensifikohet, me qëllim arritjen e qëllimit të përbashkët, luftën kundër krimit të organizuar.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Ambasadës së Francës Thierry Baurres, Atashe për Sigurinë e Brendshme dhe Christophe Cherault, Oficer Ndërlidhes për Migracionin, uruan Drejtorin, për detyrën e re dhe e siguruan atë që asistenca, besimi dhe partneriteti i agjencive ligjzbatuese franceze, për policinë shqiptare, do të jenë të vazhdueshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
