

Nga ROLAND LUÇI
Urime kombëtares për 3-pikëshin e djeshëm, së pari! Megjithëse me shumë vonesë, trajneri ynë më në fund bëri ndonjë ndryshim të domosdoshëm në ekip, të cilin ia kërkonte opinioni i gjerë prej kohësh dhe si me magji u kthyem te fitorja.
Ishte i fundit, të cilit iu mbush mendja, por gjithsesi është meritë e trajnerit pra, që të mos keqkuptohemi, atë po them. Mua nuk më dëgjon, as trajneri kuqezi dhe as ata që e mbajnë në atë post, por thjesht po e them mes nesh: Më ka magjepsur mbreti Johan Krojf me futbollin që i dhuroi botës, por jo më pak dhe me filozofinë e tij mbi këtë sport.
Ja një ndër citatet e tij: Cilësia pa rezultat është pa kuptim, kurse rezultatet pa cilësi janë të mërzitshme. E kam fjalën që fitohet edhe duke u mbyllur në mbrojtje, edhe duke e zotëruar topin vetëm 35% të kohës, por mundet edhe ndryshe. Mundet edhe duke iu imponuar kundërshtarit. E di, është disi utopike, po sikurse thashë më lart, e lëmë mes nesh…
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






