Magazinë
Transmetuar më 10-10-2024, 10:10

Neymar nuk ka luajtur futboll prej një viti. Lëndimi i rëndë i pësuar në kombëtare ia ndërpreu karrierën e sapo nisur në Arabinë Saudite. Al-Hilal, gjithashtu e la atë jashtë skuadrës. Nëntori duhet të jetë muaji i rrethuar me të kuqe në kalendar për ta parë atë përsëri në fushë, ndërkohë që po bën bujë me teka e fundit. E tillë mund të konsiderohet blerja e një ishulli privat luksoz, ku synon të arratiset bashkë me thashethemet që i kanë pushtuar jetën si futbollist që kur u lëndua.

Kostoja e operacionit? Rreth 9 milionë dollarë. Kjo është shuma që ai është gati të investojë për të blerë “Ilha do Japão”, që ndodhet në Angra dos Reis (në shtetin e Rio de Janeiro). Pasi e kishte “provuar” me qira për një kohë, duke paguar gati 50 mijë euro, ai u bind se ajo “botë e ndarë” (siç përcaktohet në faqen zyrtare, ai rrip toke mes qiellit dhe oqeanit) është mjaft e mirë për shijet e tij.

Un panoramica dell'isola privata che Neymar sta per acquistare (fonte www.japaoprivateisland.com)

Bëhet fjalë për një strehë tropikale që shtrihet në rreth 2500 metra katrorë, e vendosur në mjedisin e një gjiri që përfshin zgjidhje të tjera të ngjashme. Qasja në strukturën e pajisur me heliport garantohet nga udhëtimi me helikopter (nuk është shumë larg aeroportit të Rios) ose me varkë. “O Ney” mendoi ta bënte marrëveshjen kur mësoi se pronari, një manjat kanadez, vendosi ta nxirrte në shitje pronën me një çmim më "të arsyeshëm" sesa pretendimet fillestare.

Plazhi privat, palestra, fusha tenisi, skela, SPA, bodrumi nëntokësor që mund të përmbajë deri në 3000 shishe verë dhe aksesorë të tjerë që zbukurojnë pronën bëhen pjesë e kompletit të kësaj pasurie të çmuar. Kampioni brazilian vendosi ta blejë edhe për pozicionin strategjik që zë.

Immagine

Një orë nga ajo “parajsë mbi tokë” ndodhet një tjetër kompleks, që tashmë është pjesë e trashëgimisë së futbollistit. Kjo është vila me 6 dhoma e vendosur në gjirin Mangaratiba, në Costa Verde, vetëm një orë larg nga Angra dos Reis.

A ka vërtet Neymar kaq shumë para sa të mund ta përballojë këtë rezidencë luksoze? Duke gjykuar nga ajo që u zbulua prej revistës “Forbes”, ish-lojtari i PSG, vitin e kaluar arriti të ardhura prej rreth 90 milionë euro.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit