
23:31 | Milan vetëm barazim
- 23:30 | Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, dy vendet e vetme evropiane që kanë një arsenal bërthamor
- 23:11 | Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
- 22:57 | A po përgjohemi? Autoriteti i Sigurisë Kibernetike sqaron se çfarë janë pajisjet DPI?
- 22:53 | Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- 22:50 | Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- 22:12 | Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- 22:03 | ‘Mbahuni fort, nuk do të jetë e lehtë’! Trump thirrje amerikanëve pas hyrjes në fuqi të tarifave: Është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë!
- 22:01 | Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- 21:55 | Arrestohet një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij në Itali. Sekuestrohet drogë me vlerë tregu 400 mijë euro
U vetë*ra në Prishtinë, efektivi Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur
- Horoskopi ditor i Paolo Fox – e shtunë 5 Prill 2025: Emocione, vendime të vështira dhe rikthim energjie për shumë shenja
- Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Paolo Fox: Top 3 shenjat me më shumë fat sot – 5 Prill 2025 (Dhe ato që duhet të bëjnë sytë katër)
- Horoskopi Ditor nga Susan Miller – 5 Prill 2025: Zbulime të reja, lidhje të thelluara dhe hapa drejt qëllimeve
- 3 shenjat më me fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 5 Prill 2025 (sipas Susan Miller)
- Vajza të huaja shesin trupin në Durrës, kapen mat dhe 6 klientë
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Ftoi kryerabinin izraelit në iftar, kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot

Raimi, (emri i vërtetë i të cilit është ndryshuar), një banor i Shtipit, në shtator të vitit të kaluar kishte shkuar në Gjermani me familjen, ku qëndroi tetë muaj. Gjatë kësaj kohe, familja me shtatë anëtarë, pesë prej të cilëve fëmijë, mori një banesë për strehim.
Ai tregon se shërbimi social atje i paguante 2.644 euro në muaj, e po ashtu edhe faturat e energjisë elektrike, ujit, kontrollet mjekësore dhe ilaçet i kanë pasur falas… Gjithçka që Raimi thotë se mund ta ëndërronte të kishte në Maqedoninë e Veriut, ku ai punonte si pastrues me një pagë ditore më pak se 1.000 denarë.
“Fillimisht, jetuam për dy muaj e gjysmë në një shtëpi për kërkuesit e azilit. Aty kishte çdo lloj ushqimi – vetëm qumështi i zogut mungonte. Në shtëpi kishim të drejtë të qëndronim nga tre deri në gjashtë muaj derisa të na gjenin një transferim. Më pas na transferuan në një apartament të madh në qytetin Kempten. Madje, çdo fëmijë kishte dhomën dhe lodrat e tij”, tregon Raimi për Radion Evropa e Lirë (REL).
Raimi pohon se nuk kishte kërkuar azil, por kishte shkuar sepse kishte një fëmijë të sëmurë dhe nuk kishte para për ta trajtuar në vendin e tij. Ai pretendon se nuk ishte deportuar, por ishte kthyer vetë.
Ai u kthye në Maqedoninë e Veriut në një kohë kur Qeveria gjermane njoftoi se do t’i dëbonte shtetasit e huaj në përpjekje për të kufizuar migracionin e parregullt dhe numrin e njerëzve që nuk kishin marrë azil ose për ndonjë arsye tjetër nuk kishin të drejtë të qëndronin në Gjermani.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut (MPB), nga fillimi i vitit 2024 deri më 31 gusht, nga shtetet e huaja janë deportuar 1.020 maqedonas. Shumica e tyre, gjithsej 892, janë dëbuar nga Gjermania.
“Pjesa më e madhe e kërkesave për deportimin e qytetarëve maqedonas ndër vite janë nga Gjermania, ndërsa një numër shumë më i vogël – nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Ju informojmë se ka një tendencë në rritje në krahasim me vitet e kaluara”, thonë nga Ministria e Brendshme për REL-in.
Caqe të lehta për avokatët ballkanas
Sipas të dhënave të Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), Maqedonia e Veriut është ndër vendet kryesore në listën për numrin e personave që kërkojnë azil në Gjermani, por gjithashtu është në krye edhe për numrin e personave që janë kthyer në vendin e tyre.
Në vitin 2023, Gjermania regjistroi 5.999 kërkesa për azil nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Kjo është gati dy herë më shumë se Serbia, nga ku kishte 3.526 kërkesa. Më pas vijnë qytetarët e Shqipërisë me 2.233 aplikime për azil, ata nga Bosnjë e Hercegovina me 1.132, Kosova me 700 dhe malazezët me 299 kërkesa për azil.
Po atë vit (2023), nga Gjermania në Maqedoninë e Veriut janë kthyer 1.552 persona.
Raimi thotë se në Gjermani është e vështirë të gjesh punë.
“Nëse do të punosh, duhet të mësosh gjermanisht, pastaj shërbimi social të regjistron si punëkërkues dhe duhet të dihet saktësisht për çfarë pune je i kualifikuar. Por, të them të drejtën, ne nuk jemi mësuar me një mënyrë të tillë jetese – fëmijët nuk duhet të bëjnë zhurmë në apartament, rrobalarësja nuk duhet të punojë pas orës 21:00”, tregon Raimi.
Një qytetare maqedonase, e cila deshi të mbetej anonim, punon në një qendër për kërkuesit e azilit në Gjermani dhe thotë se në atë dhe qendrat e tjera, qytetarët romë nga Maqedonia e Veriut janë më të shumtët.
“Ndërsa prisnin azilin, Qeveria gjermane u jepte para për të mbijetuar muajin. Kohët e fundit, në vend të parave, më shpesh marrin kupona nga dyqanet e mëdha për ushqime dhe rroba, me qëllim që të shpenzojnë paratë në mënyrën e dedikuar. Ka njerëz që vijnë, qëndrojnë sa të mundin, shohin se nuk mund të marrin shumë para dhe vetë deklarojnë se duan të kthehen në shtëpi. Por, ka edhe njerëz që deportohen sepse janë problematikë, vjedhin, përleshen ose sulmojnë të tjerët”, thotë ajo.
Deniz Selmani, menaxher programi në organizatën “Romalitico”, thotë se romët shpesh largohen drejt Gjermanisë, sepse nuk mund të gjejnë punë në vend për një kohë të gjatë, madje edhe ata që janë të regjistruar si të papunë në Agjencinë e Punësimit. Nga ana tjetër, ndihma minimale e garantuar nuk është e mjaftueshme për t’i ushqyer familjet, të cilat shpesh janë të mëdha.
“Njerëzit tanë, kur mbërrijnë në Gjermani, janë viktima të lehta të avokatëve gjermanë dhe kryesisht ballkanas, të cilët u premtojnë se do t’ua rregullojnë qëndrimin në Gjermani, por nuk është aq e lehtë. Brenda tre muajve të qëndrimit nuk kanë problem, por problemi lind kur autoritetet atje i zbulojnë, kryesisht për shkak të punës në të zezë”, thotë Selmani.
Pasi kthehen në shtëpi, “Romalitico” dhe organizata të tjera qytetare mbështesin të kthyerit, duke u ofruar përkrahje që fëmijët të kthehen në shkollë dhe përpiqen të përmirësojnë kushtet e jetesës së tyre “që të mos largohen përsëri dhe të rrezikojnë”.
Kontrolle të shtuara për migracionin
Në qershor, një polic 29-vjeçar gjerman humbi jetën pasi u godit me thikë në qytetin Manheim gjatë një sulmi në një demonstratë të grupeve të ekstremit të djathtë. Në gusht, një burrë i armatosur vrau tre persona dhe plagosi disa të tjerë gjatë një sulmi me thikë në një festival në qytetin perëndimor Solingen.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi se vendi i tij do të ashpërsonte rregullat për deportim pas një serie sulmesh që shkaktuan thirrje për një qëndrim më të fortë ndaj politikës aktuale të migracionit.
Ndërsa tensionet rriten në Bashkimin Evropian (BE) lidhur me çështjen e migracionit të parregullt, më 16 shtator në Gjermani hyri në fuqi vendimi qeveritar për vendosjen e kontrolleve kufitare.
Kontrollet e përforcuara në të nëntë kufijtë tokësorë të Gjermanisë, janë një përpjekje e Berlinit për të kufizuar migracionin, duke penguar njerëzit, veçanërisht ata që kërkojnë azil dhe që tashmë kanë kaluar në vende të tjera të BE-së, të hyjnë në Gjermani.
Sipas Deutsche Welle, duke cituar të dhëna nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë, 82 për qind e personave të deportuar këtë vit janë larguar me avionë, ndërsa një e treta e të gjitha deportimeve janë realizuar në bazë të të ashtuquajturës Rregullore e Dublinit.
Të dhënat nga Ministria e Brendshme gjermane zbulojnë gjithashtu se deri më 30 qershor, 226.882 persona në Gjermani kanë qenë të detyruar të largohen nga vendi, pasi nuk kanë të drejtë për azil. Prej tyre, rreth 182.000 kanë pasur qëndrim të toleruar – që do të thotë se ata nuk mund të deportohen për arsye të caktuara, si për shembull mungesa e dokumenteve të identifikimit ose për shkak të sëmundjes.
Ka pasur edhe rreth 14.000 deportime të pasuksesshme. Arsyet për këtë përfshijnë fluturimet e anuluara, mungesën ose sëmundjen e personit që do të deportohej, si dhe arsye të tjera organizative.
“Unë nuk do të shkoja përsëri, kjo ishte hera ime e parë dhe e fundit”, thotë Raimi. /REL/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
