Magazinë
Transmetuar më 03-10-2024, 07:50

Dhjetë ditë pas lëndimit të rëndë të Marc ter Stegen, skuadra e Barcelonës tani ka zyrtarisht një portier të ri për të konkurruar me Iñaki Peña. Reagimi i drejtuesve të klubit katalanas ka qenë i shpejtë dhe këtë të mërkurë ka bërë të ditur angazhimin e Wojciech Szczesny, portierit polak 34-vjeçar, i cili firmosi deri në fund të sezonit, konkretisht deri më 30 qershor 2025.

Horizontal

Situata e tij aktuale, kohët e fundit në “pension” dhe me banim në Marbella, ndihmoi mirëkuptimin e shpejtë midis të gjitha palëve. Ish-portieri i Brentfordit (2009-2010), Arsenalit (2010-2015), Romës (2015-2017) dhe i Juventusit (2017-2024) i kishte “varur dorezat në gozhdë” në fund të gushtit, pas Kampionatit Europian në Gjermani, por po performonte në nivelin më të lartë si me Juventusin, ashtu edhe me kombëtaren polake.

Horizontal

Tani bëhet fjalë për rifitimin gradual të formës fizike përmes stërvitjes për të qenë në gjendje ta ndihmojë Barçën e mikut të tij të madh, Robert Lewandowski, shoku i tij i kombëtares dhe një nga çelësat e “po” së thënë pa hezitim karshi Barçës.

Këtë pasdite ai nënshkroi deri në vitin 2025 në shoqërinë e Joan Laporta, president i klubit, dhe Rafa Yuste, zëvendëspresident sportive. Firmat u hodhën në zyrat e klubit, pasi portieri mori pjesë në Barça-Young Boys (5-0), të martën në “Estadi Olímpic Lluís Companys”.

Horizontal

Laporta i tregoi atij modelin e kampit të ardhshëm të “Camp Nou”, në të cilin Szczesny shpreson të luajë kur të hapet, pasi e ka bërë këtë në disa raste me klubet që ka përfaqësuar qysh kur u largua nga vendlindja e tij, Varshavë, në moshën 16-vjeçare, për t’iu bashkuar futbollit të të rinjve të Arsenalit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit