

Antoine Griezmann ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se po tërhiqet nga kombëtarja franceze. Përmes një deklarate të shkurtër, ai bën me dije: “Me një zemër të mbushur me kujtime po e mbyll këtë kapitull të jetës sime. Faleminderit për këtë aventurë të mrekullueshme trengjyrëshe dhe shihemi së shpejti”.
Ai e ka shoqëruar njoftimin përkatës me një video emocionuese nga momentet e tij më të mira me Francën, si dhe me një flamur të vendit transalpin. Griezmann, 33 vjeç, luajti 137 ndeshje për kombëtaren franceze dhe shënoi 44 gola. Ai fitoi Kupën e Botës 2018, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur, gjithashtu edhe Ligën e Kombeve. Për Deschamps, ai ishte lojtar kyç. Mungesa e tij tani e tutje do të jetë një humbje e rëndë për “gjelat”.
Franca është në procesin e kualifikimit për Ligën e Kombeve të ardhshme dhe gjithashtu Kupën e Botës 2026. Lojtari i Atlético Madridit ka menduar se nuk do të arrijë me fuqinë e nevojshme për Botërorin e radhës, ndaj ka vendosur të ndalet më parë, në mënyrë që vendi i tij të mund t’iu beshet lojtarëve më të rinj.
Njoftimi, gjithsesi, erdhi në mënyrë befasuese. Griezmann tërhiqet pas një karriere plot sukses, në të cilën u bë një nga liderët e kombëtares franceze, duke mbrojtur ndryshimin e brezave në dekadën e fundit. Asgjë nuk ishte përfolur kohët e fundit për këtë vendim, as kishte lënë të kuptohej në ndonjë intervistë se nuk donte të luante në Kupën e Botës 2026.
Griezmann grumbulloi 137 paraqitje me “gjelat”, duke shënuar 44 gola. Gjithashtu u bë lojtari më me shumë asiste në historinë e “Les Bleus”. Ai theu rekordin për ndeshje të njëpasnjëshme me kombëtaren franceze, 44, dhe mori rolin e liderit të një ekipi që nuk kishte asnjë lojtar të linjës së tij kur debutoi më 2014.
C’est avec le cœur plein de souvenirs que je clos ce chapitre de ma vie. Merci pour cette magnifique aventure tricolore et à bientôt. 🇫🇷 pic.twitter.com/qpw8dvdtFt
— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) September 30, 2024
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





