Transmetuar më 26-09-2024, 20:53

NEW YORK- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Përmes një postimi në "X" Kurti ka bërë të ditur se bisedimet u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Greqisë. Gjithashtu, të dy kryeministrat diskutuan mbi zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian dhe euro-atlantik të vendeve të rajonit.

“Përmirësimi i marrëdhënieve është intensifikuar sidomos pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti”, u shpreh Kurti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit