Transmetuar më 27-09-2024, 08:41

“Po shkoj mirë me Thiago Motta, jam në gjendje të shprehem më mirë, ky stil loje është më i përshtatshëm për mua”. Kështu u shpreh Dusan Vlahovic, sulmuesi i Juventusit, protagonist i episodit të parë të sezonit të ri të “My Skills”. Me tej, futbollisti serb shtoi: “Me trajnerin Allegri, megjithatë, gjithmonë e kam vënë veten në dispozicion. Unë kam bërë gjithmonë dhe me kënaqësi çdo gjë që më ka kërkuar.

Çfarë më thotë Thiago më shpesh? Ai më foli menjëherë për disiplinën, duke bërë ato gjëra që duken të thjeshta, por në realitet nuk janë të tilla. Gjithmonë më këshillon të pushoj mirë, të flej mirë, të ndjek dietën e duhur. Jam krenar që luaj për këtë klub, ku spikat mentaliteti fitues. Jemi si një familje. Këtu gjithçka është ndryshe, përgjegjësia e kësaj fanelle është e madhe”.

Objektivat e Vlahovic, duke filluar nga golat: "Unë nuk i vendos kufij vetes, gjithmonë kërkoj më shumë. Nuk kam qenë kurrë i lumtur, as në sezonin në të cilin erdha nga Fiorentina te Juventusi dhe shënova 24 gola. Mund të bësh gjithmonë më mirë në futboll, e ardhmja do të jetë një duel kundër vetvetes”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit