Magazinë
Transmetuar më 23-09-2024, 13:22

Kush mund ta zëvendësojë Julian Nagelsmann si trajner i Gjermanisë, pas Kupës së Botës 2026? Drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Rudi Voller, nuk ka dyshime: profili i duhur do të ishte Jurgen Klopp.

Personi i interesuar e deklaroi këtë gjatë një transmetimi në ZDF, teksa fliste për hipotezën e një lamtumire të trajnerit aktual, pas Botërorit që do të zhvillohet në Meksikë, Kanada dhe SHBA: "Nuk e di se çfarë dëshiron të bëjë përsëri Jurgen, por nëse në një moment të caktuar Nagelsmann vendos të rikthehet në drejtimin e një klubi, pavarësisht nëse është një skuadër gjermane apo europiane, nuk ka asnjë ndryshim, nuk do të kishte mënyrë më të mirë për ta zëvendësuar sesa me Klopp.

Kjo vlen për sa kohë që ai dëshiron ta bëjë këtë. Unë e vlerësoj shumë, Jurgen ka qenë jashtë vendit për një kohë të gjatë dhe ka pasur një karrierë të pabesueshme deri tani. Natyrisht gjithçka do të varet nga ajo që Julian do të vendosë pas përfundimit të Botërorit të ardhshëm. Kushdo që do ta drejtojë Gjermaninë do të gjejë një ekip që funksionon mirë, që ka rifituar dashurinë e njerëzve”.

Pas nëntë sezonesh në krye të Liverpool-it – me të cilin fitoi një Premier League, një “FA Cup”, një “Community Shield” dhe dy Kupa të Ligës Angleze, si dhe një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube dhe një Superkupë Europiane, trajneri gjerman vendosi të marrë një vit pushim. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e tërheqjes nga futbolli, pavarësisht se është ende relativisht i ri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit