Magazinë
Transmetuar më 22-09-2024, 13:00

TIRANA- Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar nga paraburgimi italianin Salvatore Di Tella që dyshohet se shkaktoi në mënyrë aksidentale humbjen e jetës të kunatit të tij Nicola Loro në plazhin e Velipojës. Ngjarja ndodhi më 19 gusht teksa dy të rinjtë u përplasën me një Jet Ski duke bërë manovra të rrezikshme në ujë.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër dha masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 60 ditor, por apeli në Tiranë e rrëzoi duke e zëvendësuar me masën “garanci pasurore” dhe “detyrim paraqitje”. Garancia pasurore e vënë në dispozicion nga 20-vjeçari Salvatore Di Tella që shkaktoi në mënyrë aksidentale vdekjen e kunatit të tij është në një shifër prej 10 milion lekësh të vjetër.

Gjatë kësaj periudhe 60 ditore kanë mbërritur dy aktet e ekspertimit ai mjeko ligjor dhe ai teknik i Jet Ski-ve në të cilin ndodheshin viktima dhe personi tjetër. Në sallën e gjyqit italiani Di Tella nuk ka dhënë asnjë deklaratë duke i qëndruar deklarimeve që ka bërë më përpara në polici ku ka rrëfyer me pak fjalë si ka ndodhur ngjarja.

“Jemi përplasur më përpara se Nicola të binte në det. Disa minuta më pas ka ardhur një dallgë e madhe dhe Nicola ka rënë në ujë dhe aty më pas ka humbur jetën. Është një fatkeqësi ajo që na ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë Di Tella në polici.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit