
23:08 | Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- 23:01 | Moti i keq me reshje bore, policia apel për kujdes: Është bllokuar përkohësisht hyrja nga Qafë Thana në RMV
- 22:53 | Sot ftohtë, shi dhe reshje dëbore, nga nesër moti bën kthesën e papritur
- 22:41 | Aksident në autostradën Milot-Thumanë, makina del nga rruga, një e lënduar rëndë
- 22:26 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- 22:19 | Reshjet e dendura të dëborës/ Aksi Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas i bllokuar plotësisht, deri 1 kilometër radha e automjeteve (VIDEO)
- 22:05 | Pamje mahnitëse, fokat e egëra shfaqen në gadishullin e Karaburunit. Video
- 21:33 | ‘Plazhi ynë nuk është në shitje’! Qytetarët e Ulqinit protestojnë kundër Alabbar
- 21:04 | Skandal në Serbi! Policia hyn në fushën e blertë dhe dhunon futbollistët e klubit shqiptar
- 20:37 | Shkrihet AKU! Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE, çfarë pritet të ndodhë me punonjësit
Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Bejrut-Sulmi i organizuar tekno-kibernetik me shpërthim të telekomanduar i ndodhur dje (17 Shtator) në Liban, tregon nivelin “XXL” (ekstra larxhe) ku ka arritur spiunazhi dhe referuar dyshimeve për autorët që qëndrojnë pas ngjarjes, ai i Mossad-it izraelit.
Jo vetëm infiltrim dhe punë bindëse në biznes të fshehtë me liderët e Hezbollah, por edhe finalizim pa u diktuar për asnjë moment se të paktën 10 mijë pajisje mini-celularë biper të shpërndara nga tregtia e bërë, ishin të mbushura me eksploziv dhe të montuara me një program spiun që i aktivizonte me një komandë dhe në të njëjtën kohë. Thjesht një buton dhe deri tani llogariten të paktën 9-18 të vdekur, 3-4 mijë të plagosur, rreth 500 që kanë humbur shikimin dhe të paktën 200 që po luftojnë me vdekjen spitaleve.
Një kaos i vërtetë, por që në këtë situatë lufte prej 7 Tetorit të kaluar, nuk bën edhe aq përshtypje. Izraeli i trembej fuqisë së Hezbollah në Liban, që kishte rritur kërcënimet, por duket se e kanë pasur “asin nën mëngë”. Ekspertët e cilësojnë si një goditje të rëndë ndaj organizatës dhe duket se Tel Avivi momentalisht i ka nxjerrë nga loja dy organizatat rivale armike, por nuk dihet apo parashikohet se si do shkojnë zhvillimet e mëtejshme, pasi “Irani është pas porte”.
Shoqëria tajvaneze “Gold Apollo”: Një kompani Europiane i prodhoi!
Dhe të kalojmë te hetimet! “Pagers” (minicelularët biper) në sulmin vdekjeprurës ndaj Hezbollahut janë prodhuar në Evropë, ndërsa Lindja e Mesme përgatitet për hakmarrje.
Kompania tajvaneze “Gold Apollo” thotë se një kompani në Evropë ka prodhuar pagerët e përdorur në sulmin e jashtëzakonshëm në Liban, për të cilin Hezbollahu fajëson Izraelin, shkruan "The Guardians" në një raportim të bashkëpunuar me REUTERS.
Prodhuesi tajvanez rezulton edhe vetë i lidhur me pagerët që shpërthyen si pjesë e një sulmi vdekjeprurës dhe të paprecedentë. Ministri i shëndetësisë i Libanit, Firass Abiad, tha se një vajzë e re ishte në mesin e të vdekurve dhe se më shumë se 200 njerëz kishin lëndime kritike.
Shpërthimi i sulmit pager në Liban është një tjetër goditje për shpresat e paqes në SHBA.
Një nga të plagosurit, me dëmtime në fytyrë Hezbollahu akuzoi Izraelin se qëndronte pas shpërthimeve dhe tha se do të merrte "dënimin e tij të drejtë" dhe se po kryente një "hetim sigurie dhe shkencore" për shkaqet e shpërthimeve. Ministri libanez i Informacionit Ziad Makary e dënoi sulmin si një "agresion izraelit".
Ushtria izraelite nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi shpërthimet, por tha se komandantët e lartë kishin bërë një vlerësim të situatës "duke u fokusuar në gatishmërinë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje në të gjitha arenat".
Imazhet e pagerëve u shfaqën më pas me ngjitëse në anën e pasme që duken në përputhje me pagerët e bërë nga kompania tajvaneze Gold Apollo, sipas analizës nga “Reuters”.
Të mërkurën, themeluesi i kompanisë Hsu Ching-Kuang, mohoi se kishte bërë pagerët, duke thënë se ato ishin prodhuar nga një kompani në Evropë, që kishte të drejtën të përdorte markën e saj.
“Produkti nuk ishte i yni. Vetëm se kishte markën tonë në të”, tha ai. “Ne jemi një kompani e përgjegjshme. Kjo është shumë e turpshme”, tha ai.
Lindja e Mesme kthehet “fuçi baruti”, Hezbollah premton hakmarrje dhe akuzon Izraelin
Shpërthimet dukej se shfrytëzonin pagerët e teknologjisë së ulët që Hezbollahu ka adoptuar për të parandaluar vrasjet e synuara të anëtarëve të tij, të cilët mund të gjurmoheshin nga sinjalet e telefonit celular. Të plagosurit në sulm përfshijnë ambasadorin e Iranit në Bejrut, Mojtaba Amani, sipas raporteve.
Një burim i Hezbollahut tha se ata besonin se sulmi ishte në përgjigje të një tentative të dyshuar për vrasje nga milicia shiite ndaj një ish-zyrtari të lartë të mbrojtjes izraelite, të zbuluar të martën nga agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet.
Spitalet anembanë Libanit ishin të mbingarkuar nga një fluks pacientësh dhe një spital fushor u ngrit në qytetin jugor të Tirit për të akomoduar të plagosurit. Tingulli i sirenave të ambulancës ishte i vazhdueshëm në kryeqytetin e Libanit më shumë se tre orë pas sulmit fillestar.
Kaosi pas ngjarjes në Liban Ajo vjen ndërsa zyrtarët amerikanë përpiqen të de-përshkallëzojnë tensionet midis dy palëve dhe mbeten të shqetësuar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mund të urdhërojë një pushtim tokësor të Libanit.
Sulmi erdhi vetëm disa orë pasi Izraeli njoftoi se po zgjeronte qëllimet e tij në luftën e shkaktuar nga sulmet e Hamasit më 7 tetor për të përfshirë luftën e tij kundër Hezbollahut përgjatë kufirit me Libanin.
Tani Lindja e mesme është bërë “fuçi baruti” dhe duket se askush s’do e ndalë dot më luftën pas asaj që ndodhi dje (17 Shtator). Shpërthimet e Hezbollahut, nëse shkaktohen nga Mossad, do të ishin një përshkallëzim i madh i mëtejshëm.
Hezbollah konfirmoi në një deklaratë të mëparshme se vdekjet përfshinin të paktën dy luftëtarë të saj dhe një vajzë të re. Raportet e mëvonshme të mediave thanë se djali i deputetit të Hezbollahut, Ali Ammar, gjithashtu vdiq në shpërthimet.
Pajisjet teknologjike shpërthyen në Libanin jugor, periferitë jugore të Bejrutit të njohura si Dahiyeh dhe luginën lindore Bekaa – të gjitha bastionet e Hezbollahut.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, tha se ishte "shumë herët për të thënë" se si do të ndikonte kjo në bisedimet e armëpushimit në Gaza. Ai tha në një konferencë se SHBA nuk ishte e përfshirë dhe nuk e dinte se kush ishte përgjegjës. Hamasi e përshkroi sulmin si një "përshkallëzim" që do të çonte në humbjen e Izraelit.
Hezbollah e njeh ngjarjen si dështimin e tij më të madh të sigurisë
Një zyrtar i Hezbollahut, duke folur në kushte anonimiteti, tha se shpërthimi ishte "shkelja më e madhe e sigurisë" e grupit që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës më 7 tetor, kur Hamasi nisi sulmet në Izraelin jugor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 250 njerëz.
Jonathan Panikoff, ish-zëvendës oficeri i inteligjencës kombëtare të qeverisë amerikane për Lindjen e Mesme, tha:
"Ky do të ishte lehtësisht dështimi më i madh i kundërzbulimit që Hezbollahu ka pasur në dekada".
Sulmi i dukshëm sabotues pason disa muaj të tëra atentatesh të synuara nga Izraeli kundër liderëve të lartë të Hezbollahut dhe ka rritur tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Një qetësi e pakëndshme kishte mbizotëruar në tre javët e fundit kur të dyja palët dukej se po tërhiqeshin nga pragu i një lufte rajonale pas një reagimi të kufizuar të Hezbollahut në fund të gushtit, ndaj vrasjes nga Izraeli të komandantit të tij të lartë ushtarak, Fuad Shukur, në Bejrut.
Sulmi kërcënon gjithashtu të prishë përpjekjet e SHBA-së për të parandaluar Iranin, i cili mbështet milicinë shiite libaneze, të hakmerret kundër Izraelit për bombardimin e korrikut në Teheran që vrau liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
