Transmetuar më 17-09-2024, 19:27

LIBAN- Qindra njerëz u plagosën këtë të martë nga një sulm izraelit që synonte pajgerët (mjete komunikimi) e anëtarëve të grupit Hezbollah. Gjithashtu mes të plagosurve është edhe Ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani. Amani ka një dëmtim sipërfaqësor dhe aktualisht është nën vëzhgim në spital.

Në lidhje me ngjarjen, Ministria e Shëndetësisë së Libanit i ka kërkuar qytetarëve të pajisen me pagera që t’i hedhin dhe paralajmëron spitalet që të jenë në gatishmëri të lartë. Ushtria izraelite, e cila është përfshirë në sulme me Hezbollahun që nga fillimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, tha se nuk do të komentonte incidentin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit