
23:08 | Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- 23:01 | Moti i keq me reshje bore, policia apel për kujdes: Është bllokuar përkohësisht hyrja nga Qafë Thana në RMV
- 22:53 | Sot ftohtë, shi dhe reshje dëbore, nga nesër moti bën kthesën e papritur
- 22:41 | Aksident në autostradën Milot-Thumanë, makina del nga rruga, një e lënduar rëndë
- 22:26 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- 22:19 | Reshjet e dendura të dëborës/ Aksi Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas i bllokuar plotësisht, deri 1 kilometër radha e automjeteve (VIDEO)
- 22:05 | Pamje mahnitëse, fokat e egëra shfaqen në gadishullin e Karaburunit. Video
- 21:33 | ‘Plazhi ynë nuk është në shitje’! Qytetarët e Ulqinit protestojnë kundër Alabbar
- 21:04 | Skandal në Serbi! Policia hyn në fushën e blertë dhe dhunon futbollistët e klubit shqiptar
- 20:37 | Shkrihet AKU! Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE, çfarë pritet të ndodhë me punonjësit
Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

SHBA- Në muajt e parë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Ryan Wesley Routh ishte shpesh në Kiev. Fliste me kalimtarë në rrugën e famshme të qytetit “Khreschatyk”, iu drejtohej atyre në anglisht, shkëmbente numrat e telefonit dhe kërkonte ndihmë për të mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës. Ai shihej nga vullnetarët që shkonin në Kiev si një lloj nuske për ushtrinë e Ukrainës, thotë Christian Lutz, një gjerman që drejton një organizatë ndihme të quajtur Phoenix dhe që u takua me Routhin disa herë në vitin 2022.
“Burri rekrutues me një flamur amerikan rreth qafës së tij – kështu i referoheshin të gjithë”, thotë Lutz për Radion Evropa e Lirë.
“Ai dukej se ishte një ujk i vetmuar. Nuk kishte kolegë apo miq me vete”, shton ai.
Routh, 58 vjeç, tani dyshohet për përpjekje të mundshme për të vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, tani kandidat i Partisë Republikane për president. Routh u arrestua nga policia në Floridë më 15 shtator, pasi agjentët e Shërbimit Sekret e panë duke drejtuar një pushkë në drejtim të Trumpit, derisa ai luante golf në një klub në Uest Pallm Biç. Routh u arrestua pasi u largua nga vendi i ngjarjes dhe agjentët gjetën një pushkë “AK-47”, së bashku me dy çanta shpine dhe një kamerë GoPro në vendin e ngjarjes, u tha gazetarëve sherifi i Qarkut Pallm Biç, Ric Bradshaw. Ndërkohë që nuk ka ende prova që i lidhin përpjekjet e Routhit në Ukrainë me incidentin në Floridë, arrestimi i tij ka habitur njerëzit që i kanë kryqëzuar rrugët me të në Ukrainë.
“Çfarë është duke ndodhur? Kjo nuk mund të jetë e vërtetë”, tha Lutz kur dëgjoi lajmin për arrestimin e Routhit.
Disa nga njësitë luftarake vullnetare më të njohura në Ukrainë u distancuan shpejt nga Routhi, duke lëshuar deklarata që i mohonin të gjitha lidhjet me të.
“Routh nuk ka shërbyer kurrë në Legjionin Ndërkombëtar të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë. Ai nuk ka asnjë lidhje me njësinë”, tha Legjioni Ndërkombëtar – një njësi e përbërë nga vullnetarë të huaj – në një postim në Telegram.
“Thashethemet që qarkullojnë në media të caktuara, nuk janë të vërteta”, tha grupi.
Në prill të vitit 2022, Routh u shfaq në një tubim në Kiev në mbështetje të batalionit Azov – një njësi ushtarake e diskutueshme, por e nderuar nga shumë në Ukrainë për aftësitë e saj luftarake. Pas disa javësh qëndrese në qytetin port të Mariupolit kundër rrethimit rus, anëtarët e batalionit u dorëzuan dhe shumë prej tyre u zunë robër nga Rusia. Familjarët, ndërkohë, organizuan mitingje, në përpjekje për të bërë presion për lirimin e të afërmve të tyre.
Sipas një videoje të Associated Press nga vendi i ngjarjes, Routh u pa i veshur me një jelek blu, me një flamur të SHBA-së në shpinë dhe me një pankartë ku shkruante: “Ne nuk mund të tolerojmë korrupsionin dhe të keqen edhe për 50+ vjet të tjerë. Jepni fund Rusisë për fëmijët tanë”. Routh u shfaq edhe në një video të publikuar në maj të vitit 2022 nga një llogari në Twitter, e drejtuar nga të afërmit e anëtarëve të Azovit.
“Duam të deklarojmë zyrtarisht se Ryan Wesley Routh nuk ka asnjë lidhje me Azovin dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me Azovin”, tha grupi në një postim në X më 16 shtator.
“Demonstrata paqësore në të cilën mori pjesë ai, ishte e hapur dhe çdokush mund t’i bashkohej. Ai u kap rastësisht në videon e filmuar nga protestuesit”, u tha në atë postim.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë me telefon nga Gjermania, Lutz thotë se është takuar me Routhin në udhëtimin e tij të parë në Kiev, në qershor të vitit 2022.
“Dukej shumë komunikues, ekstrovert dhe i përqendruar në detyrën e tij për t’i futur të huajt në ushtrinë ukrainase”, thotë Lutz.
“Njëherë po udhëtonim nëpër Kiev, kur ai doli me idenë për të kërkuar një fabrikë për ndërtimin e dronëve, një fabrikë për prodhimin e dronëve”, thotë ai.
Lutz tregon se, më vonë, e bllokoi atë në mediat sociale, sepse, siç thotë, ai po e bombardonte me mesazhe. Këmbëngulja dhe prania publike i sollën Routhit vëmendjen e disa gazetarëve, përfshirë ata të revistës Newsweek, e cila botoi një intervistë të shkurtër me të në publikimin rumun.
“Ky konflikt është padyshim bardh e zi. Kjo ka të bëjë me të mirën kundër së keqes”, citohet të ketë thënë ai.
Sipas gazetës Greensboro News & Record, një burrë që gazeta e identifikoi si Routh dhe që kishte të njëjtën moshë, u arrestua nga policia në vitin 2002, pasi u barrikadua brenda një ndërtese me një armë automatike. Ai më vonë u transferua nga Karolina e Veriut në Havaje, sipas disa raporteve në SHBA. Llogaritë e tij në mediat sociale, X dhe Facebook, janë mbyllur që nga 16 shtatori, por postimet e arkivuara tregojnë për një përzierje interesash për politikën e SHBA-së, si dhe për luftën në Ukrainë.
Në një seri postimesh në X në vitin 2023, Routh pretendonte se po rekrutonte ushtarë afganë që ishin të gatshëm të shërbenin në Tajvan ose Haiti. Në rrjetin LinkedIn, një profil nën emrin e Routhit përputhet me shumë nga detajet e tij biografike dhe aty thuhet se ai është i vetëpunësuar në një kompani në Havaje, e quajtur Camp Box Honolulu. Në një postim në mars të vitit 2023, i njëjti profil në LinkedIn nxori dy fotografi, pa datë. Në njërën duket Routh përpara ndërtesës së Kongresit amerikan në Uashington dhe në tjetrën ai është në Sheshin e Pavarësisë në Kiev. Fotografitë mbajnë mbishkrimin: “Në DC dhe në Kiev për të siguruar ushtarë për luftë”.
Routh, gjithashtu, duket se ka botuar vetë një libër në Amazon, të quajtur “Lufta e pafitueshme e Ukrainës” – një gjetje kjo e raportuar për herë të parë nga Associated Press. Në hyrjen e botuar në ueb-faqen e Amazonit, ku libri mbetet në shitje, Routh shkroi se përse ai mendon se mbrojtja e Ukrainës është e rëndësishme.
“Unë supozoj se duhet të jem i qartë, se në rrugën aktuale Ukraina nuk do të fitojë, dhe është e domosdoshme për botën që ajo të fitojë. Kjo është arsyeja përse ky libër është aq i rëndësishëm, që të gjithë ne të kuptojmë se humbja nuk është opsion dhe çfarë duhet të bëjmë për të fituar”, shkroi Routh./ REL
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
