
07:56 | 31 reformat që duhet të zbatojë Shqipëria për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
- 07:35 | Shevchenko sulmon UEFA-n: Për shkak të faktorëve politikë, Ukraina nuk është e mirëpritur
- 07:33 | Lamtumira nga futbolli, Nagelsmann lavdëron Hummels: Model për një gjeneratë të tërë
- 07:27 | Flick nuk ‘fluturon’ me ëndrrat: Tripleta? E bukur, por mendjen e kemi te Betis
- 07:07 | De Bruyne njoftoi largimin nga ‘qytetarët’, Guardiola: Është një ditë e lumtur, por edhe e trishtuar
- 07:02 | Kapiteni i Napolit beson ende te titulli: Shpresojmë në ndonjë hap fals të Interit
- 07:00 | Juventus dhe Vlahovic i ‘zgjatin dorën’ njëri-tjetrit falë Tudor, por në verë do të ketë lamtumirë
- 06:57 | Bruno Fernandes te Real Madridi? Për Amorim nuk ka shanse: E dua këtu, ia kam thënë tashmë
- 06:55 | Hummels thotë mjaft: Një udhëtim i jashtëzakonshëm, por ka ardhur momenti të ndalem
- 23:24 | 19-vjeçari në Itali vrau babanë për të mbrojtur nënën: Nuk kisha alternativë tjetër!
U vetë*ra në Prishtinë, efektivi Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur
- Horoskopi i Paolo Fox – 4 Prill 2025: Si ndikojnë sot yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie
- 3 shenjat me më shumë fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 4 Prill 2025 (sipas Paolo Fox)
- Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të jenë të kujdesshme – 4 Prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e premte 4 Prill 2025
- E pabebsueshme! Gjendet oqean i fshehur 660 km nën mantelin e Tokës. Shkencëtarët: Është tre herë më i madh se sa oqeanet e sipërfaqes të marra së bashku
- Shiste florinj të kontrabantuar e jepte para me fajde, arrestohet 29-vjeçari në Fushë-Krujë! (Sekuestrohen 100 mijë euro)
- Ftoi kryerabinin izraelit në iftar, kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së
- Shkoi në shtëpinë e tij për ti kthyer rrobat pas ndarjes, filipinasi rrëfehet para hetuesve pse e vrau Ilaria Sulën
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!

E përditshmja prestigjioze Financial Times, media e shkruar me ndikim të gjerë global ka publikuar një raport ku evidenton se Greqia është vendi i dytë më i varfër në Evropë dhe paralajmëron madje se së shpejti do t’ia kalojë edhe Bullgaria, raporton noa.al.
Ajo që bën habi sipas raportit, është se ekonomia greke arrin në një mënyrë apo tjetër të shënojë rritje, e cila është më e lartë se mesatarja e Eurozonës, por këto ecuri prej shumë vitesh nuk reflektojnë në përditshmërinë e grekëve, të cilët vazhdojnë të përjetojnë një dimër që përkeqësohet vazhdimisht.
Nga të dhënat rezulton se qytetarët e vendit janë në fund të Evropës, për sa i përket të ardhurave reale dhe sigurisht fuqisë së tyre reale blerëse.
Pak a shumë, kjo do të thotë se pavarësisht rimëkëmbjes që po ndodh në ekonominë greke, qytetarët e saj po varfërohen dhe nuk përjashtohet që situata të përkeqësohet gjatë periudhës së ardhshme, vërehet në raportin e FT.
Raporti vëren edhe se vendi fqinjë, tani krahasohet me Bullgarinë për nga fuqia blerëse e qytetarëve.
Për më tepër paralajmërohet se ende ekonomia greke nuk ka arritur të “kapë nivelet e parakrizës".
Rritja e ekonomisë greke duket se ka rritur pak standardin e jetesës së grekëve në krahasim me mesataren e BE-së në vitet e fundit, por jo aq sa për t’i larguar nga pozicioni i tyre si më të varfërit në Eurozonë.
Ekonomia dhe të ardhurat greke
Vlen të theksohet se GDP-ja për frymë e Greqisë ishte e ngjashme me atë të mesatares së BE-së. deri në vitin 2009. Që atëherë, kanë kaluar 15 vjet dhe Greqia ka shënuar vetëm rënie duke u ulur me 10 vende që rritën standardet e jetesës përmbi ato të Greqisë. Tani Greqia është vendi i dytë më i varfër në BE pas Bullgarisë dhe mbetet e fundit në Eurozonë.
"Ndërsa hendeku me Bullgarinë ngushtohet ndjeshëm, nuk është e paarsyeshme të pritet që Greqia së shpejti të bëhet vendi më i varfër në BE", theksohet në artikullin e FT-së që citojnë sot mediat greke, duke shkaktuar shumë debate në skenën politike greke.
Por si bashkëjetojnë këto histori të kundërta të rimëkëmbjes së fortë dhe varfërisë?
Përgjigjja, sipas FT, qëndron në vazhdën e krizës financiare dhe masave shtrënguese që pasuan. Shpenzimet e Greqisë u shkurtuan dhe taksat u rritën për të siguruar një paketë shpëtimi nga FMN dhe BE, duke shtrydhur bizneset dhe familjet dhe duke shembur ekonominë, thuhet në raport.
Si rezultat, ekonomia greke është aktualisht rreth 19% më e vogël se sa ishte në vitin 2007, pavarësisht rimëkëmbjes së vendit pas pandemisë, ndërsa ekonomia e BE-së në tërësi është rritur me 17%.
Siç raporton FT, pagat reale ranë në mënyrë të qëndrueshme deri në vitin 2022 – të dhënat më të fundit të disponueshme të OECD. Ato ranë me 30% nga nivelet e para krizës.
Raporti nxjerr në pah gjithashtu se ka shqetësime për perspektivat ekonomike afatgjata të vendit, në sfondin e ndryshimeve klimatike dhe problemit demografik.
Shifrat për varfërinë në Greqi janë shqetësuese
Por ka edhe elementë të tjerë që konfirmojnë kushtet e vështira me të cilat po përballen qytetarët në Greqi. Në vitin 2023, ekonomia greke regjistroi një rritje prej 2%, por varfëria nuk u ul.
Sipas ELSTAT, në vitin 2023, 26,1% e burrave dhe grave greke ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, pra 2,658,400 persona. Në vitin 2022 shkalla e varfërisë ishte 26.3%.
Duhet të theksojmë se për Eurostatin dhe ELSTAT-in termi “varfëri” nënkupton atë që në jetën e përditshme komsoderohet varfëri apo skamje absolute. Kufiri i nivelit të varfërisë është vendosur në 6,030 euro në vit për person dhe 12,663 euro për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë nën 14 vjeç.
Fakti që përqindja e të rinjve të moshës 18-24 vjeç që jetojnë në kushte të privimit të rëndë material dhe social shihet si jashtëzakonisht shqetësues dhe është më shumë se dyfishi i ekuivalentit evropian.
Konkretisht, në vitin 2023 14,7% e të rinjve të moshës 18-24 vjeç jetonin në kushte të privimit të rëndë material dhe social. Pas tyre pasojnë gratë, me 14,1%, personat mbi 55 vjeç, me 13%, ndërsa meshkujt kanë norma pak më të ulëta të privimit material dhe social, me 12,9%.
Kujtojmë se privimi material dhe social nuk është i njëjtë me varfërinë, pasi nuk llogaritet në bazë të të ardhurave, por në aksesin në mallrat dhe shërbimet e nevojshme – nga ushqimi dhe strehimi, te rekreacioni, mundësia e pushimeve njëjavore dhe shpenzime të jashtëzakonshme.
Varfëria e fëmijëve
Greqia ka gjithashtu rekorde negative në varfërinë e fëmijëve, pasi në vitin 2023 pothuajse 22% e të miturve ishin në rrezik të varfërisë (krahasuar me 18.3% të të rriturve), sipas një raporti të fundit të GSEE.
INE-GSEE vë në dukje se ndërsa shoqëria greke u duk se po përmirësohej pas krizës – me një moment historik në vitin 2015, kur 1 në 4 familje me fëmijë në ngarkim jetonte nën kufirin e varfërisë relative. Por që nga viti 2020, treguesit e varfërisë po tregojnë një përkeqësim të mëtejshëm. Për shembull, në vitin 2022, 22,3% e familjeve me fëmijë në ngarkim në Greqi jetonin nën kufirin e varfërisë, krahasuar me 17,4% në BE-në e 27. Në vitin 2023 pati një de-përshkallëzim margjinal, vetëm 0,3 pikë përqindje. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd