

Tri barazime në tri ndeshjet e para të kampionatit. Tirana është “abonuar” me gjysmën e gotës plot, gjë që nuk është e mirë për emrin e madh të saj. Megjithatë, duke ditur se ka ndërtuar një skuadër thuajse krëjtësisht të re kësaj vere, koha duhet t’i çojë gjërat në vendin e vet. Pas barazimit 1-1 në “Niko Dovana”, trajneri bardheblu, Bledi Shkëmbi, u shpreh:
“Pjesa e dytë e ndeshjes ndryshoi për mirë. Haxhiu na dha ritëm, shënuam golin e barazimit. Nuk jemi të kënaqur me atë që dhamë, mund të bëjmë më shumë. Një barazim me Egnatian, me skuadrën më të mirë të kampionatit, është OK.
Nuk e mbivlerësuam Egnatian, patëm pak probleme fizike. Në disa momente ishim shumë mirë, por edhe vuajtëm. Egnatia për meritë kontrolloi mesfushën, duke na mbajtur në presion. Duhet të reagonim pas golit të pësuar dhe e bëmë këtë. Pjesën e dytë bëmë më mirë, skuadra dhe lojtarët filluan të reagonin”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
