Magazinë
Transmetuar më 26-08-2024, 10:21

Paulo Dybala mbërriti në dhomën e shtypit në ‘Olimpico’ kur ishte pothuajse mesnata. Për të shpërthyen duartrokitje dhe kjo nuk ishte për t’u marrë si e mirëqenë. Sepse nuk është diçka e dhënë që ta vësh fytyrën pas një disfate të tillë dhe një jave shumë të komplikuar.

Edhe heqja dorë nga 75 milionë euro nuk është kurrsesi e dhënë. Dybala e di që pyetjet do të jenë për këtë dhe gjithashtu për humbjen ndaj toskanëve, të kompletuara me kritika nga ‘Olimpico’. Për këtë arsye ai e di se ka ardhur koha për të thënë të gjithë të vërtetën e tij:

"Të gjithë shikojnë paratë, unë kam vënë shumë gjëra në tavolinë për të bërë një zgjedhje. Familja ime, gruaja ime, qyteti, ekipi, duke dashur të kthehem në kombëtare… Jam 30 vjeç, ndihem mirë. Madje, megjithëse shoh shumë kritika për dëmtimet, përpiqem të punoj sa më shumë që të mundem çdo ditë.

Pastaj nëse flasim vetëm për paratë, sigurisht kur dikush e sheh atë shifër… Nuk mund të them që nuk u dyzova nga oferta saudite, por vendosa shumë gjëra në tryezë për të bërë zgjedhjen time. Dhe vendosa të qëndroj te Roma, në futbollin elitar europian. Po të ishte për agjentin tim, sigurisht do të zgjidhja te merrja shumë para”.

Lidhur me raportin që ka me trajnerin De Rossi, argjentinasi saktëson: "Formacionet dhe si duhet të luajë e ndërveprojë skuadra varet nga ai. Unë kurrë nuk jam ndjerë i lënë jashtë, trajneri e sheh gjatë javës se kush është më mirë dhe kap formacionin. Nëse ai vendos se duhet të luaj, do të luaj.

Nëse trajneri vendos që unë të luaj 30 minuta, do të luaj 30 minuta. Nuk kemi kohë të merremi me kësi thashethemesh, sepse kemi humbur tashmë 5 pikë në këtë kampionat. Në mënyrë mergjente duhet të përmirësohemi, të analizojmë të gjitha gabimet e bëra këtë ndeshje, sepse sfida tjetër do të jetë edhe më e vështirë. Ata që janë më të mirë dhe janë stërvitur më mirë duhet të luajnë. Kjo nuk ishte arsyeja pse mendova të largohesha nga Roma”.

Së fundi, në lidhje me disfatën ndaj Empolit në shtëpi, Dybala pranoi: "Të gjithë duhet të përpiqemi të kuptojmë se çfarë nuk kemi bërë mirë. Për mendimin tim gabimet ishin të shumta. Në nivel taktik dhe individual bëmë shumë gabime banale. Në fund u përpoqëm, por ishte shumë vonë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit