






Tiranë, 24 gusht 2024/noa.al- Polici Erion Goxhara, i dyshuar për plagosjen e Erjon Kostës, ka filmuar atë pas ngjarjes dhe pamjet ia ka dërguar kunatit të tij.
Goxhara akuzohet se më 19 gusht në afërsi të një marketi në rrugën "Tish Daija", plagosur punonjësin e ERE, Lorenc Kosta.
Një ditë më pas ai është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale.
Erjon Goxhara, 46 vjeç ka regjistruar me celularin e tij, momentin pasi ka plagosur me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit, 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi dyshohet se ky i fundit kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e efektivit.
Në video dëgjohet Goxhara që akuzon Kostën se po i mban peng prej katër vitesh bashkëshorten dhe po “i ha lekët”.
“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje. Ti të më mbash mua peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët?
Nuk e ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë, nuk hyn dot ti në familjen time”, dëgjohet të thotë Goxhara.
Pasi i filmoi videon, pamjet e të cilës i gjeni në galerinë më poshtë, Goxhara ia ka dërguar kunatit të tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
