Transmetuar më 22-08-2024, 10:09

Manuel Neuer njoftoi vendimin e tij për t’i dhënë fund aventurës së gjatë në kombëtaren gjermane. Portieri 38-vjeçar, përmes një mesazhi emocionues në rrjetet sociale, ka shpjeguar arsyet që e çuan në këtë vendim, gjithsesi të pritshëm.

Pas 124 ndeshjeve dhe mbi 15 vitesh në portë për Gjermaninë, ylli i Bayern Munich padyshim që lë një boshllëk të madh, siç nënvizoi edhe trajneri Julian Naglesmann: “Edhe pse e kuptoj vendimin e Manu dhe motivet, lamtumira e tij është një humbje e madhe për kombëtaren gjermane, si nga pikëpamja sportive, edhe këndvështrimi personal.

Manu e ka formuar rolin e portierit si askush tjetër në historinë e futbollit. Me pritjet e tij, lojën me këmbë, aftësinë për të vendosur dhe karizmën e tij, ai ka qenë më shumë se thjesht një mbështetje për kombëtaren për gati një dekadë e gjysmë.

Aftësitë e tij ishin një faktor vendimtar për të mbështetur idenë se si duam të luajmë futboll. Manu ishte dhe është një sportist i madh dhe një njeri i madh. Më pëlqente shpesh të flisja me të, jam i lumtur që do të vazhdoj ta bëj këtë në të ardhmen. Do të na mungojë në kombëtare”.

Duhet nënvizuar se marrëdhënia mes Neuer dhe Nagelsmann nuk ishte tamam idilike. Ish-trajneri i Bayernit kishte shkarkuar në vitin 2023 trajnerin e portierëve, të besuarin e Neuer, Toni Tapalovic.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit