Magazinë
Transmetuar më 11-04-2025, 19:33

Prishtinë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një 26-vjeçare ka humbur jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Lakrishte të Prishtinës, ku dyshohet se e reja është rrëzuar nga lartësia e një godine, në rrethana ende të dyshimta. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që po kryhen të gjitha veprimet që do të ndihmonin në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit