Magazinë
Transmetuar më 04-04-2025, 21:18

Presidenti amerikan Donald Trump zgjati të premten afatin kohor për aplikacionin kinez TikTok, për të vendosur nëse do të shitet apo do të mbyllet.

"Administrata ime ka punuar shumë për një marrëveshje për të shpëtuar TIKTOK dhe ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm. Marrëveshja kërkon më shumë punë për të siguruar që të gjitha miratimet e nevojshme janë nënshkruar, prandaj unë po nënshkruaj një Urdhër Ekzekutiv për të mbajtur TikTok në funksionim për 75 ditë të tjera," shkroi Trump në Truth Social.

"Ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë në mirëbesim me Kinën, të cilën unë e kuptoj se nuk janë shumë të lumtur për tarifat tona reciproke (të nevojshme për tregti të drejtë dhe të balancuar midis Kinës dhe SHBA-së!). Kjo dëshmon se tarifat janë mjeti më i fuqishëm ekonomik dhe shumë i rëndësishëm për sigurinë tonë kombëtare!" shtoi Trump. "Ne nuk duam që TikTok të ‘errësohet’. Ne mezi presim të punojmë me TikTok dhe Kinën për të mbyllur Marrëveshjen. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje!"

Menjëherë pas marrjes së detyrës, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke i dhënë ByteDance një afat deri në 5 prill për të shitur TikTok tek një blerës amerikan ose për të mbyllur platformën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit