Magazinë
Transmetuar më 26-03-2025, 13:25

Policia Kufitare e Portit Durrës ka finalizuar operacionin e koduar “Duo”, duke arrestuar në flagrancë dy tregtarë që tentuan të fusnin në Shqipëri mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50,000 euro.

Në hyrje të vendit, pas analizës së riskut, u kalua për kontroll të detajuar autobusi i drejtuar nga Edmond Nikolli, 46 vjeç, banues në Lezhë, dhe Shkëlqim Çuni, 51 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit, në mjet u gjetën dhe sekuestruan veshje, produkte kozmetike, ushqimore, pajisje dhe pije alkoolike, të gjitha të dyshuara si mallra të kontrabanduara, pasi nuk dispononin fatura blerjeje.

U sekuestruan gjithashtu autobusi, celularët dhe pasaportat e të arrestuarve, raporton noa.al.

Të dy akuzohen për veprat penale: “Kontrabanda me mallra me akcizë ose me pezullim doganor” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme. /noa.al

SHIKONI PAMJET

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit