Magazinë
Transmetuar më 24-03-2025, 11:26

Kamëz, 24 mars 2025 – Një konflikt i shoqëruar me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në rrugën OSBE në Kamëz. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar një automjet, i cili ka dëmtime në xhamin e parë. Po verifikohet nëse dëmtimi është shkaktuar nga plumbi apo ndonjë send tjetër.

Ndërkohë, autoritetet janë në kërkim të një makine tjetër tip ML, me ngjyrë të bardhë, që dyshohet se është e përfshirë në ngjarje. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit