Magazinë
Transmetuar më 24-03-2025, 09:44
Foto ilustruese

Gessopalena, Itali, 23 mars 2025 – Një aksident fatal ka ndodhur dje në lagjen Mandrini të Gessopalenës, ku një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa punonte në një fermë. Viktima, i cili po operonte një mjet bujqësor në fushë, u shtyp për vdekje pasi zetori u përmbys dhe e zuri poshtë.

Sipas raportimeve, gjatë operacioneve bujqësore, traktori ka rënë në një kanal dhe është përmbysur, duke mos i lënë mundësi shpëtimi të riut. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve të Casoli, karabinierëve të Torricella Peligna dhe ekipit të shpëtimit me helikopter të urgjencës 118 nga Pescara, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit