Magazinë
Transmetuar më 21-03-2025, 21:50

Dy shqiptarë u hodhën në lumin Vesdre nga një ndërtesë e vendosur në 16B rue du Prince në Verviers në Belgjikë për t’i shpëtuar policisë.

Dy shqiptarët u hodhën nga dritarja për t’i shpëtuar një ndërhyrjeje të policisë federale, kërkim që synonte çmontimin e një plantacioni kanabisi.

Për largimin e bimëve të organizatës kanë ndërhyrë edhe oficerët e mbrojtjes civile.

“Si pjesë e një rasti nën hetim, policia gjyqësore federale e Lièges zbuloi mbetjet e një plantacioni në një hangar në rrugën de Droixhe në Liège dhe një plantacion marijuane me afërsisht 1000 bimë, në një magazinë në rrugën du Prince në Verviers, ku dy individë me kombësi shqiptare u hodhën në lumë”, shprehet zyra e prokurorit publik të Lièges. “Një individ me kombësi shqiptare ndodhej në rrugën de Droixhe, ku ishte i zënë me pastrimin e mbetjeve të plantacionit.”

Në total gjatë operacionit u arrestuan 5 persona.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit