

SHBA – Steve Witkoff, dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë tronditëse, duke thënë se Ukraina ka "rënë dakord" për të mbajtur zgjedhje presidenciale, pavarësisht luftës që po vazhdon në vend.
Witkoff, në një intervistë për Fox News, njoftoi se udhëheqja ukrainase është e pajtimit për zhvillimin e zgjedhjeve, një zhvillim që vjen si një surprizë, duke pasur parasysh kushtetutat e Ukrainës që ndalojnë mbajtjen e zgjedhjeve në kohë lufte.
Një tjetër pjesë e diskutimit që ka ngritur shqetësime është deklarata e Witkoff për mundësinë që Ukraina të mos bëhet anëtare e NATO-s nëse arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë.
Sipas tij, ky është një hap që mund të shihet si i pranueshëm, por mund të përfshijë garanci sigurie të ngjashme me ato që ofron NATO për anëtarët e saj. Witkoff e bëri të qartë se kjo është ende një temë e hapur për diskutim, duke lënë mundësi për të kuptuar më shumë detaje në të ardhmen.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd