Magazinë
Transmetuar më 21-03-2025, 11:03

Thomas Tuchel, trajneri i Anglisë, doli në konferencë për shtyp dhe analizoi ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Shqipërisë:

"Kemi qenë së bashku vetëm për 10 ditë, kemi zhvilluar vetëm tri seanca stërvitore për ta përgatitur ndeshjen. Megjithatë, jam i kënaqur, djemtë kanë qenë të jashtëzakonshëm. Ndjehet një atmosferë e mirë para ndeshjes me Shqipërinë".

Më tej, trajneri gjerman shtoi: "Në aspektin ofensiv do të kërkojmë gjithmonë ta përmirësojmë stilin, strukturën dhe ritmin. Mundohem t’i vendos lojtarët në pozicione ku ndihen rehat dhe mund ta shprehin veten, shpresoj në potencialin e tyre të plotë.

Shqipëria është një ekip i fortë, duhet të respektojmë çdo kundërshtar. Dua një ekip emocional dhe të uritur për sukses. Duhet të respektojmë cilësinë që shihet në Premier League dhe ta tregojmë atë në fushë.

Duam ta rrisim bashkimin dhe gëzimin e të luajturit me kombëtaren, të gjithë të ndihen të sigurt për të shprehur veten dhe dhënë më të mirën. Duam të luajmë me uri dhe dëshirë për fitore, jo me frikën e humbjes".

Sa i përket debutimit të tij si trajner i Anglisë në “Wembley”, Tuchel përfundoi: "Shpresoj shumë që tifozët të mund të shohin atë që unë shoh çdo ditë. Ajo që kam parë këto ditë ka qenë e pabesueshme. Ka qenë kënaqësi e vërtetë të shihja mënyrën se si janë stërvitur djemtë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit