Transmetuar më 28-03-2025, 07:34

Mbreti Charles III u shtrua në spital të enjten për shkak të disa efekte anësore që pësoi gjatë trajtimit të kancerit, tha Buckingham Palace.

Pas vizitave Mbreti u kthye në Clarence House, ndërsa bëhet me dije se ka anuluar një turne në Birmingham i cili ishte planifikuar për sot.

Një zëdhënës i Pallatit të Buckingham tha se takimet me tre ambasadorë të enjten u anuluan gjithashtu.

“Nesër, ai do të ndërmerrte katër angazhime publike në Birmingham dhe është shumë i zhgënjyer që i mungojnë ato me këtë rast”, thuhet në deklaratën e pallatit.

"Ai shpreson shumë që ato të mund të riplanifikohen në kohën e duhur dhe u kërkon faljentë gjithë atyre që kishin punuar kaq shumë për të bërë të mundur vizitën e planifikuar", thuhet më tej.

Pallati nuk dha informacione të mëtejshme se cilat ishin efektet anësore të tij.

Pasi pallati publikoi lajmin, një zëdhënëse e kryeministrit Sir Keir Starmer tha se ai "i uron Madhërisë së Tij Mbretit çdo të mirë".

Trajtimi i tij i kancerit është në vazhdim, por Mbreti duket se dëshiron të mos kufizohet nga angazhimet e tij si pasojë e sëmundjes, shkroi BBC. Pallati njoftoi për herë të parë diagnozën e kancerit të mbretit në shkurt të 2024-ës, megjithëse ende nuk dihet se çfarë lloj kanceri ka Mbreti. Ai u kthye në detyra publike prillin e kaluar pas një periudhe trajtimi dhe rikuperimi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit