Magazinë
Transmetuar më 20-03-2025, 20:08

Kjo ndeshje vjen në kuadër të ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, ku fituesi pas dy dueleve do të luaj në Ligën B.

KOSOVE – Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e parë të vitit 2025, ku Dardanët në ‘Fadil Vokrri’ përballen me Islandën, Kjo ndeshje vjen në kuadër të ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, ku fituesi pas dy dueleve do të luaj në Ligën B.

Trajneri Franco Foda ka vendosur që në fushë të startojë me Aro Muric. Mbrojtja përbëhet ng Mërgim Vojvoda në krahun e djathtë të mbrojtjes, derisa në qendër janë tanimë tandemi fantastik Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova. Për krahun e majtë luan Leart Paqarada.

Në mesfushë janë Elvis Rexhbecaj dhe Valon Berisha, ndërsa para tyre është i vendosur Milot Rashica. Ndërkohë treshja e sulmit do të përbëhet nga Ermal Krasniqi, Donat Rrudhani Vedat Muriqi.

Te Islanda, në sulm luajnë; Orri Steinn Óskarsson, Albert Guðmundsson, Hákon Arnar Haraldsson dhe Andri Lucas Guðjohnsen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit