Magazinë
Transmetuar më 20-03-2025, 15:30

Tiranë, 20 Mars 2025

Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm për aksidentin e rëndë që ndodhi në Fushë Prezë, informojmë se, në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale të realizuara nga specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, përfshirë drejtuesin e mjetit dhe individë të tjerë të përfshirë në ndihmën e autorëve dhe mosraportimin e ngjarjes. 1. *A. K., 24 vjeç*, drejtues i automjetit betoniere, i cili është arrestuar për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor "Vorë – Fushë Krujë", automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), i cili kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Pas përplasjes, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët e mjetit. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendi i ngjarjes.

2. *V. K., 25 vjeç*, i afërm i shtetasit A. K., është arrestuar për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Ai dyshohet se ka ndihmuar në largimin e shtetasit A. K. nga vendi i aksidentit pas ngjarjes. 3. *D. K., 34 vjeç*, menaxher i firmës për prodhimin e betonit, ku punësohej shtetasi A. K., është arrestuar për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Fshehja e të ardhurave". Pas hetimeve, ka rezultuar se menaxheri i firmës nuk kishte marrë masat e duhura për pajisjen e betonieres me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar shtetasin A. K. pa i siguruar atij leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

Përveç këtyre, është shpallur në kërkim *S. H., 27 vjeç*, administrator i firmës për prodhimin e betonit. Punohet intensivisht për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit